Nga nesër pritet të hapet gastronomia

18 prill 2021 | 15:53

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti do të mbajë mbledhje sot (e diel) në orën 19:00, në të cilën pritet të shqyrtohen masat e reja kundër Covidit.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar pritet të marrë vendin për lejimin e punës së gastronomisë, objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, të cilat nga nesër (e hënë) do të punojnë deri në orën 22:00. Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë edhe më tutje, ku ora policore pritet aplikohet nga ora 22:30 deri në 05:00.

Kujtojmë se më 5 prill, qeveria ka miratuar masat anti-Covid,  të cilat kanë hyrë në fuqi më 7 prill. Këto masa janë në fuqi deri më 18 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka…