Nga nesër Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Anton Çetta” fillon mësimin online

05 prill 2020 | 20:20

Kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHTI si kryetar komune, bashkë me Drejtorinë e Arsimit është angazhuar që mësimin online ta organizojnë edhe për shkollat e mesme.

“Pas fillimit të mësimit online për nxënësit e Gjimnazit ‘Hamëz Jashari’, falë angazhimit të Drejtorisë së Arsimit dhe profesorëve nga nesër fillon mësimi online edhe për nxënësit e SHMLP-së ‘Anton Çetta’ në Skenderaj. Profesorët e SHMLP-së kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi mënyrën se si do të zhvillohet ky mësim. Me këtë rast kërkoj nga nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në mënyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime. Të gjithë nxënësve ju uroj suksese në mësime! Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
53 persona të cilët kanë qenë të vendosur në Qendrën…