
Nga New Yorku në Pejë, Antigona Gashi në listën e PDK-së me numrin 13
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali Hisen Berisha, ka takuar sot Antigona Gashin, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë e Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Berisha ka shkruar né “Facebook” se Antigona vjen nga New Yorku për të kandiduar në këto zgjedhje.
Antigona në listën e PDK-së në Pejë mban numrin 13.
“Nga New York-u në Dukagjin të Pejës – një kafe ekskluzive me Antigona Gashin, kandidate e Partisë së Pavarësisë (PDK) për Asamblenë e Komunës së Pejës. Një jetë e ndërtuar me arsim dhe edukim në SHBA, vitet më produktive të përvojës në administratën shtetërore të New York-ut – sot e gatshme t’i vë në shërbim të Pejës”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka theksuar se kjo nuk bëhet në emër të interesit apo përfitimit personal, por vjen nga patriotizmi i trashëguar nga familja, nga atdhedashuria e rrënjosur në kodin gjenetik familjar.
“Peja, me bukuritë e saj natyrore dhe resurset ekonomike që sfidojnë metropolet e botës, ka potencialin të bëhet New York-u i Kosovës. Në Pejë ka hapësirë për të implementuar copëza bukurie dhe zhvillimi infrastrukturor në stilin e New York-ut. “Ajo që është bërë mirë, do ta mbajmë dhe do ta avancojmë me përvojën time”. “Ajo që është bërë keq, do ta ndryshojmë dhe do ta bëjmë mirë”. “Ajo që nuk është bërë fare, do ta bëjmë më së miri”. T’i japim shansin bijës së Pejës dhe Dukagjinit të sjellë më të mirën për qytetin dhe qytetarët e tij – me vizionin e saj amerikan. Votojeni Antigona Gashin – nr. 13, për një Pejë më mirë!”, ka përmbyllur mesazhin Hisen Berisha.
Linku i postimit të Berishës👇
https://www.facebook.com/share/17SnUYStHT/