Nga ora 07:00 deri në ora 16:00, disa zona të Gjakovës mbesin pa ujë

15 dhjetor 2025 | 08:05

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se të hënën, më 15 dhjetor 2025, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 07:00 deri në 16:00 dhe do të prekë Rrugën Tranzite, qendrën e qytetit, Bllokun e Ri, Orizën dhe lagjen Brekoc.

KRU “Gjakova” bën të ditur se ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”.

Operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e lidhjes së pusetës kryesore të ujësjellësit.

Nga kompania theksojnë se, për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërhyrjeje, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme, duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandar Vulin, president i Bordit Mbikëqyrës të “Srbijagas” dhe themelues…