
Nga Osaka drejt Tokios me tren, Osmani gati për takime bilaterale (video)
12 qershor 2025
| 14:37
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur nga Osaka drejt Tokios me tren për takime të rëndësishme.
Përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë një video brenda trenit, ajo tha se në Tokio do të takohet me perandorin e Japonisë, kryeministrin e këtij shteti, biznese dhe organizata të tjera.
“Rrugës në tren për në Tokio nga Osaka ku Republika e Kosovës kishte një ditë të suksesshme të prezantimit të saj ‘EXPO 2025’. Tani në Tokio kemi agjendë të ngjeshur me takime bitalerale me perandorin e Japonisë, po ashtu kryeministrin e Japonisë, me biznese dhe organizata të tjera. Kemi raporte të fuqishme të cilat shpresojmë që do të thellohen edhe më tej”, ka theksuar Osmani.