
Nga pak në aspak
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka komentuar situaten e krijuar në veri të vendit.
Hajdari përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ajo që po ndodh në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm, rrugës për t’u bërë i plotë në koordinim me miqtë, në mosekzistencë totale të shtetit të Kosovës atje.
“Ajo që po ndodh në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm, rrugës për t’u bërë i plotë në koordinim me miqtë, në mosekzistencë totale të shtetit të Kosovës atje”, ka shkruar Hajdari.
Postimi i plotë i Petrit Hajdarit:
Ajo që po ndodh në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm, rrugës për t’u bërë i plotë në koordinim me miqtë, në mosekzistencë totale të shtetit të Kosovës atje.
Kryeministri mund të tërhiqej si pasojë e kërkesës së miqve tanë, por jo: u tërhoq si pasojë e kërcënimeve të Vuçiqit.
Nuk ka asnjë justifikim për aventurat e bezdisshme të kryeministrit tonë, të cilit egoja ia ka verbuar qeverisjen.