Nga podiumi i parë në Formula 1 në provimin e maturës, talenti i Mercedesit: Nuk ka privilegje

18 qershor 2025 | 13:52

Është periudhë provimesh për Kimi Antonelli, pilotin 18-vjeçar të Mercedesit, që në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Montreal, korri podiumin e parë në karrierë. Jo vetëm kaq, por për herë të parë pas 16 vitesh një pilot italian u ngjit në podium. Por tashmë për Antonelli nis një tjetër “test” i vështirë, ai i provimeve të maturës.

Ai ndjek me sukses Institutin “Gaetano Salvemini” në Casalecchio di Reno, një nga komunat më të populluara në periferi të Bolonjës. Dhe, ashtu si shokët e klasës, këtë javë do të ketë testin e parë me shkrim.

“Nëse do të diplomohem do të duhet të bëj provimin e pjekurisë. Si gjithë të tjerët, nuk ka asnjë privilegj se jam një pilot i Formula 1”, ka thënë Kimi Antonelli. “Kam bërë sakrifica, por kam komunikuar edhe me shokët e klasës. Këto do të jenë kujtime që do të mbeten gjithmonë”, ka shtuar Antonelli, që ka një mesatare të mirë, mbi 8 çdo vit. Pjesëmarrja ka qenë konstante, brenda kufijve të angazhimeve të tij sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është goditur para pak çastesh nga një veturë…