Nga Policia i thonë Musliut se njësitë speciale në Skenderaj lidhen me shtimin e qarkullimit gjatë verës

15 maj 2026 | 01:56

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj pranisë së forcave speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për tentim të “poshtërimit” të qytetarëve të kësaj komune.

Pasi pyeti një zyrtar policor për arsyen e pranisë së Njësisë Speciale në Skenderaj, Musliut iu tha se bëhet fjalë për një plan operativ për shkak të shtimit të qarkullimit gjatë sezonës verore.

“Është plan operativ sepse është duke u afru vera dhe ka më shumë makina duke kaluar”, u shpreh polici.

Ndaj kësaj përgjigjeje reagoi Musliu, duke e cilësuar atë si “turp”.

Musliu tha se në terren janë parë pjesëtarë të njësive speciale me maska.

“Sonte ka dalur policia speciale me maska. Albin Kurti po tallet me drenicakët. Kurti tenton t’i poshtërojë qytetarët e Skenderajt”, u shpreh ajo.

Ajo paralajmëroi se, sipas saj, në Kosovë po instalohet diktaturë.

“Unë i bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të jenë të vëmendshëm sepse në Kosovë po instalohet diktaturë nga Kurti. Sonte është Skenderaji zgjuar për ta mbrojtur demokracinë, nesër do të detyrohet e gjithë Kosova”, deklaroi Musliu.

Tutje, ajo tha se në Skenderaj ndodhet si qytetare e Drenicës dhe jo vetëm si politikane.

“Unë sonte këtu jam si bashkëqytetare e Drenicës sepse jam e shqetësuar çfarë po ndodh në Skenderaj”, tha ajo.

Më herët gjatë mbrëmjes, Musliu kishte reaguar edhe përmes një postimi në Facebook, ku publikoi video të forcave speciale dhe akuzoi qeverinë për përdorim të institucioneve shtetërore kundër një komune ku, sipas saj, nuk mund të depërtojë politikisht.

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se dy persona janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e të dyshuarve për përfshirje në incidentin e së enjtes në Skenderaj.

Janë intervistuar edhe pesë persona të tjerë që kanë qenë dëshmitarë të përplasjes mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, i cili i është nënshtruar trajtimit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se Lushtaku nuk është paraqitur për intervistë para prokurorit kujdestar deri në momentin e lëshimit të njoftimit.
Ndryshe, viktima është grushtuar mesditën e sotme në një kafene në Skenderaj. Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Lushtakun, i cili ka mohuar përfshirjen e drejtpërdrejtë, duke treguar se incidenti ka ardhur si reagim i qytetarëve ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për të përbaltur angazhimin e tij jetësor në shërbim të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët kanë nisur të dalin në rrugët e Skenderajt, pasi…