Nga Prekazi në Prizren: Adnan Thaqi nderon dëshmorët e kombit në Ditën e Flamurit

28 nëntor 2025 | 20:53

Adnan Thaqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shënuar 28 Nëntorin me homazhe në dy prej vendeve më simbolike të historisë së kombit shqiptar.

Ai fillimisht ka bërë homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes së tij. Thaqi theksoi se Prekazi mbetet themeli shpirtëror i lirisë së Kosovës dhe vendi ku historia flet me gjakun e dëshmorëve.

Më pas, ai mori pjesë në Prizren, në përurimin e përmendores së heroit Tahir Sinani, të cilën e cilësoi si një dëshmi të pavdekshme të rrugës së shqiptarëve drejt lirisë.

“Rrënjët tona janë të forta dhe liria jonë është e përjetshme,” u shpreh Thaqi, duke nderuar të gjithë dëshmorët e kombit në këtë ditë historike për shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga zemra e Banjës “Nëna Naile”, ju përcjellim urimet më…