Nga Qendra Korrektuese Lipjan arratisen dy të mitur  

28 tetor 2020 | 19:12

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit, R.S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003  janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.  

“R.S, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar…