Nga Samir Mane tek Mira Murati, kush janë 10 shqiptarët më të pasur

14 maj 2026 | 22:14

Sot në 14 maj në emisionin Opinion u fol për shqiptarët më të pasur që jetojnë e punojnë në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Por kush janë 10 shqiptarët më të pasur? Moderatori Blendi Fevziu u shpreh se nga Kosova janë përzgjedhur dy më të pasurit, një është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka dhe shqiptarë që kanë biznese në Zvicër. Tre të tjerë janë në SHBA.

Njëra është drejtuese e kompanive të Inteligjencës Artificiale.

10 shqiptarët më të pasur, listë e zgjedhur nga emisioni Opinion

Samir Mane – Kryesisht aktivitet në Shqipëri. Ka dhe biznese jashtë vendit. I vetmi shqiptar që është në listën e Forbes. Madje, është i vetmi në Forbes dhe nga Ballkani Perëndimor.

Shefqet Kastrati – Me biznese të ndryshme në Shqipëri, mjaft aktiv, sidomos në 15 vitet e fundit.

Behgjet Pacolli- Pasuria e tij është bërë kryesisht jashtë Kosovës. Ka investime në shumë vende të botës. Është pasaniku i parë klasik historik shqiptar.

Shkëlqim Devolli – Trashëgimtar i një kompanie të nisur nga babai i tij. Së bashku me vëllanë e kanë të ndarë pasurinë. Kryesisht është fuqizuar në vitet e fundit.

Nazif Destani – Biznesmen misterioz dhe ndoshta nga më të pasurit. Kompania e tij është prezente në 15 shtete të botës me sipërmarrje shumë të mëdha.

Sal Rusi – Selim Rusi është shqiptari më i pasur në SHBA. Është bërë dhe një ‘star’, pasi bleu një nga shtëpitë më të famshme të Nju Jorkut, banesën e bosit të familjes mafioze Gambino, Paul Castelano dhe shtëpia u bë hit dhe ka dalë në shitje për 18 milionë dollarë.

Mira Murati – E vetmja grua, pasuria e së cilës nuk ka shifër. Nuk e llogarisim dot. Por në fushën e teknologjisë, pasuria që fitohet ndonjëherë është e madhe.

Harry Bajraktari – Ka qenë i njohur në tregun e Real Estate dhe është botuesi i gazetës Illyria, që ka luajtur rol të rëndësishëm në komunitetin shqiptar në SHBA.

Avni Orllati – Vepron në Zvicrën franceze me kontrata prej miliardash. Ka shkuar si fëmijë në Zvicër dhe me kohën ka krijuar biznese të suksesshme.

Esat Lika – Është kompani relativisht e re, por është rritur shumë në Zvicër, përmes ndërtimit dhe real estate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pritet të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha…