Nga Sekretari Rubio, te dhëndri i Trump: Me kë u takua Edi Rama në ceremoninë e Bordit të Paqes (FOTO)

19 shkurt 2026 | 22:33

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një fotoalbum me pamje nga ceremonia inauguruese e Bordit të Paqes, e cila u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe të pranishëm ishin liderë nga shumë vende të globit.

Disa nga fotot që Rama ka publikuar, janë informale, pra para dhe pas ceremonisë dhe tregojnë takimin e Edi Ramës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe shumë presidentë e drejtues shtetesh nga Europa në Azi e Afrikë.

Në panelin e Bordit, ai ka qenë në anën e djathtë, krah përfaqësuesve nga Emiratet, Arabia Saudite, Europa dhe Lindja e Mesme.

Gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes, Rama përmendi edhe Gjykatën e Hagës, e cila ka kërkuar 45 vite burg për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është e dështuar, në rastin e pretencës ndaj çlirimtarëve. Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe. Ai u shpreh se Thaçi është arrestuar nga prokurori që ka përndjekur kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu, Rama deklaroi se Shqipëria do të kontribuojë për të sjellë paqen në Gaza, duke dërguar trupa në terren, në rajonin e shkatërruar nga lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për herë të…