
Nga shkolla “Hasan Prishtina”, Kurti inkurajon mësuesit: Tregoni dashuri për nxënësit si prindërit e tyre
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026, duke theksuar rëndësinë e ditës së parë të klasës së parë për çdo fëmijë dhe prind.
Këtë vit, sipas tij, në nivel vendi janë afër 25 mijë fëmijë që nisin mësimet në klasën e parë, duke u njohur me mësuesit dhe shokët e rinj të gjeneratës.
Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku u uruan fillim të mbarë nxënësve të klasës I/1 me mësuese Drita Bashotën.
Ai i inkurajoi mësimdhënësit që të jenë sa më afër fëmijëve, duke theksuar se “dashuria e mësuesit dhe mësueses në moshat e hershme është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve”.
“Dashamirësia që tregojmë për të tjerët dhe për fëmijët bëhet faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e tyre”, ka shtuar Kurti.