Nga “Skënderbeu” vijnë drejt “Skënderbeut” shkojnë

03 korrik 2020 | 19:52

Ish-basketbollisti i njohur nga Kosova, Fikret Shatri, dje (e enjte) në orën 18.00 nga sheshi “Skënderbeu” i Prishtinës, me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”, vrap ia ka mësyrë sheshit “Skënderbeu” të Tiranës. Për t’i bërë 257 kilometra rrugë duke vrapuar, sprovës së tij po nga sheshi “Skënderbeu” i janë bashkëngjitur edhe sportistë të tjerë, futbollistë, atletë, të cilët përkrah tij kanë vrapuar më shumë se njëqind kilometra.

Dy prej shoqëruesve të Shatrit në këtë maratonë simbolike janë edhe atletja Arineta Mula dhe futbollisti Erzen Zyberaj. Atletja Mula, sapo ka bërë 145 kilometra vrapim përkrah Shatrit dhe Zyberajt e të tjerëve, nga autobusi ka publikuar një fotografi dhe ka njoftuar se e ka ndërprerë vrapimin me lot në sy, duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe forcë ideatorit të kësaj maratone, Fikret Shatrit.

“I realizova 145 kilometra me Fikret Shatrin, në vrapimin e organizuar prej tij nga Skënderbeu në Prishtinë drejt Skënderbeut në Tiranë. E fillova vrapimin me të që nga fillimi dhe pak më herët e përshëndeta, pas tunelit në Kukës. U mërzita. Lot po më shkojnë, se m’u duk që kur e përshëndeta, me sytë e tij më tha qëndro.

Fikretit i takon merita e këtij rrugëtimi pa qenë unë deri në fund me të.

Fikretin e lashë drejt misionit të vet që të bëjë historinë kombëtare.

Fikretit i kam premtuar 100 kilometra, e bëra më shumë, sepse plani u ndryshua. Kisha fat të qëndroja më shumë bashkë me të në vrap.

Fikretit i kanë mbetur edhe 110 kilometra të tjera. Tepër e vështirë çfarë është duke bërë. E vështirë është, siç duket, zgjedhja e tij si në luftë, si në jetë.

Me të në çdo hap derisa ta përfundojë!

Lehtë po ndihem, se e ka një ekip që po e përcjell prej fillimit me bukë, ujë, pemë e gjithë të mirat. U kujdesën edhe për mua njëjtë si për Fikretin. Po ashtu, vrapuesit nga Shqipëria kanë bërë rotacion që ta shoqërojnë deri në përfundim.

Kam shumë çka të flas e të tregoj për këtë njeri me zemër luani që quhet Fikret Shatri.

Në pritje deri nesër që ta bëj historinë.

#teamktra JU DUA”, ka shkruar Arineta Mula në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur se a do…