
Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët
01 korrik 2025
| 20:29
Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.
Lajmin e ka bërë me dije ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse. Mirë se vini në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.