Nga sot patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata (foto)
12 janar 2024
| 16:06
Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Lajmin e ka bërë me dije në “Facebook” ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.






