Nga sot policat e sigurimit për diasporë janë me kosto zero

01 gusht 00:44

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi marrëveshja në mes BQK- së dhe BKS-së që policat e sigurimit për diasporën të lëshohen me kosto zero, sepse do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës

Postimi i Havollit:

Pas angazhimit të përbashkë të BQK-së, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria.

Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se mesazhet e institucioneve apo…