Nga të shtënat lëndohen 11 persona në New Orleans

01 dhjetor 2019 | 16:27

Policia në New Orleans ka bërë me dije se 11 persona janë lënduar nga të shtënat e armëve pranë lagjes franceze të qytetit.

Sipas “BBC”, mediet amerikane kanë cituar një oficer teksa thoshte se dy persona janë në gjendje kritike për jetë, dhe se deri më tani nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Incidenti ka ndodhur në Canal St midis rrugëve Bourbon dhe Chartres rreth orës 03:20 me kohën lokale.

Policia ka theksuar në njoftimin e tyre në “Twitter” se “një i dyshuar ishte arrestuar afër vendit të ngjarjes”.

Ata më vonë kanë deklaruar se akoma nuk kanë bërë asnjë deklarim pasi akoma nuk dihet kush mundet të jetë i dyshuari për rastin.

11 të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa policia dhe ekipet e mjekësisë ligjorë janë akoma në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teologu Elvis Naçi ka qenë i pranishëm në mbledhjen e…