Nga të shtënat me armë në Mitrovicë, vritet një person dhe plagosen dy tjerë

13 shkurt 2021 | 01:22

Në Mitrovicë një 23 vjeçar është vrarë sonte dhe dy persona të tjerë janë plagosur me armë zjarri.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.”, sqaron policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington dhe përfaqësuesja e Kosovës në…