
Nga Xhaka te Jashari, ja dëshirat e Tares te Milani
Te Milani nuk do të ketë një revolucion të mirëfilltë këtë verë, por ndryshimet pritet të jenë të thella. Drejtori sportiv Igli Tare ka qenë i qartë në deklaratat e tij. “Prioriteti është një regji e re. Po shikojmë Modriçin, Loftus-Cheek dhe një sulmues përkrah Gimenezit. Kështu ndërtojmë një Milan të ri”.
Në të njëjtën linjë edhe administratori Furlani: “Nuk kemi nevojë për një revolucion, por do ketë ndryshime domethënëse”. Synimi është të afrohen të paktën gjashtë lojtarë për të mbuluar hapësirat e dobëta në krahët e mbrojtjes, mesfushë dhe qendërmbrojtje. Ja cilët janë emrat që priten në “San Siro”.
Lideri i mesfushës së Bayer Leverkusenit dhe kapiteni i Zvicrës, është një profil që Milani e sheh si “regjisorin” ideal. Me 137 ndeshje me përfaqësuesen dhe eksperiencë të gjatë në Premier League, Xhaka ka shanse reale të transferohet për rreth 15 milionë euro. Shanset aktuale, 70%.
Një tjetër zviceran në fokus, i shpallur lojtari më i mirë në kampionatin belg, Ardon Jashari, Milan ka ofruar 27 milionë plus 5 bonuse, por Brugge po kërkon të paktën 35 milionë. Borussia Dortmund është tërhequr, çka i jep Milanit më shumë hapësirë. Shanset për marrëveshje, 50%.