Nga zbulimi në Shpirag në vendburimet ekzistuese të naftës dhe deri tek gazsjellësi TAP

01 gusht 2022 | 17:25

Shkruajnë: Isuf Tushe, inxh. gjeolog nafte dhe doktor i shkencave gjeologjike – Caush Xhufi, doktor dhe drejtues  kërkimesh i shkencave gjeologjike

Refleksioni ynë për një intervistë të bujshme dhënë nga një “ekspert”, z. Stavri Dhima, ish-zyrtar, drejtues në naftë, në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës, dhe drejtues i Drejtorisë Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjetikës në Qeveritë e Tranzicionit përmbi 20 vjet.

Jemi të detyruar dhe nuk mund të rrimë indiferent karshi publikimeve, prononcimeve zyrtare në publik, kur ato nuk janë reale, por janë thjeshtë një propagandë e pastër politike, fshehje e realitetit, ëmbëlsim e zbukurimi gjendjes alarmante, fshehje e abuzimeve aq të shumta, e shkatërrimeve seriale për 32 vjet në sistemin e industrisë naftës dhe burimeve të tjera minerare, që janë tashmë të evidentuara dhe publikuara në dhjetëra shkrime, postime në këtë portal të zërit të së vërtetës mbi atë se çfarë po ndodh në këtë degë jetike të ekonomisë së vendit – pikërisht: shkatërrime, vjedhje, korrupsion, abuzime dhe keqqeverisje të cilat janë kryer nga të gjitha qeveritë e kësaj të ashtuquajture periudhë demokracie!

Nëse do ju referoheshim të gjitha këtyre shkrimeve, nuk do të ishte nevoja të shkruanim prapë këtu, por jemi të detyruar për dy arsye: E para këta që flasin në emër të qeverive, si zëdhënës të tyre, si damkat e tyre, nuk mund ti lejojmë të mashtrojnë hapur. E dyta është që ata kur shkruajmë në të vërtetën, nuk ndihen, qëndrojnë në heshtje të plotë,nuk thonë asnjë kundërshtim, por rrinë një periudhë pause, dhe fap “zgjohen” dhe hidhen me propagandën dhe demagogjinë e tyre për të zbukuruar zullumet dhe llumrat e ndotura. Ndërkaq një arsye tjetër e fortë është se publiku, populli, shumica e inteligjencës së naftës dhe mineraleve, është pasive, nuk reagon karshi këtij realiteti, por qëndrojnë indiferentë! Fatkeqësi, keqardhje!

Ky reflektim i jonë publik është për të sqaruar të vërtetën në lidhje me mashtrimin politik,me shashkën e hedhur për “zbulimin e madh” në zonën e Shpiragut, nga kryeministri Rama, ministrja e tij, Belinda Balluku dhe nga angazhimi me shumë zelli zëdhënësit të tyre, “ekspertit të hidrokarbureve”, z. Stavri Dhima, në intervistën e tij ndoshta të porositur në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, më 20 korrik, 2022.

Mund të themi që në fillim të këtij shkrimi se: kjo ishte një intervistë e hallakatur, e mbushur plotë me slogane politike dhe justifikime, me deklarata superlative dhe pasaktë siteknike, që lidhet direkt me karakterin e tij karrierist duke e patur qysh me emërimin e tij në Institutin Gjeologjik – Fier, ku më tepër ka qenë me detyra partie se sa në punë direkte profesionale, si specialist.

Ai u mundua t’i atribonte çdo gjë vetës së tij, si specialist “ekspert” që i di të gjitha, bile ishte gati të pranonte pyetjen e gazetares se pa të nuk mund të bënte ministria apo industria e naftës, e mbyti vetëkënaqësia dhe euforizëmi, bëri elozhe pa fund për veten, shokët e dikasterit dhe institucionet e tjera që vareshin prej tij, përpiqej që të shpjegonte gjithçka por paaftësia profesionale dhe mbështetja për politikën e hidhte degë më degë, i bënte gjërat çmuar dhe nuk merrej vesh e vërteta. Nuk e përmendi rolin shkencor që kishte Instituti Gjeologjik dhe kontributin e tij në Industrinë e Naftës dhe as specialistët me përvojë në grupin e projektimit në zonën e Shpiragut. Me këto, indirekt ai tregoi dhe konfirmoi se ai nuk e ka haberin e problemeve në atë industri, se i kanë munguar aftësitë profesionale për të punuar në Ministrinë e Energjetike dhe në drejtorinë më të rëndësishme të saj, atë të hidrokarbureve, ku ai punoi dhe e drejtoni atë për mbi 20 vjet me të gjitha qeveritë, të majta apo të djathta. Nuk tha asgjë për korrupsionin që ka përfshirë këtë industri ku vidhet dhe shkatërrohet çdo gjë, por e paraqiti situatën sikur atje gjërat shkojnë vaj, kur dështimet flasin krejt ndryshe. Ky qëndrim përkon me heshtjen e plotë të qeverisë Rama mbi koncesionet në naftë dhe propagandën që ai po bënë për të mbuluar korrupsionin në naftë dhe keq-qeverisjen apo mos-administrimin shtetëror të pasurive natyrore. Ai në këtë intervistë e bëri për bukuri detyrën e partisë, të politikës qeverisëse, ku u mundua “të sqaroj publikun duke hedhur mjegull” mbi gjithçka ka ndodhur deri tani në naftë, duke mashtruar edhe gazetaren.

Megjithatë po hedhim pak dritë mbi të vërtetën dhe ato që ai anashkaloi me dinakëri në atë intervistë.

Zotëria ka qenë po aq gjatë sa edhe ne në institucionin shkencor më të rëndësishëm të naftës, Institutin Gjeologjik, por si “ekspert i hidrokarbureve” nuk tha asgjë rreth asaj që ka ndodhur dhe vazhdon akoma në Industrinë e Naftës, para por sidomos në periudhën kur ai ka qenë në Drejtorinë e Hidrokarbureve, në dikasterin e Ministrisë Energjetike, si specialist dhe drejtues i saj që nga qeveria Nano deri tek ajo Rama sot. Kjo periudhë përkon pikërisht me ngjarjet makabre-rrënuese, me kasaphanën e vërtetë shkatërruese që është bërë në naftë, të cilën ai e anashkaloi, dhe që ka lënë pasoja social-ekonomike të pariparueshme,por ai la të kuptohej se zbulimi në Shpirag, ende i pa publikuar nga kompania “Shell,” ishte më i rëndësishëm se sa miliona ton naftë ose sa miliarda euro vidhen dhe shkatërrohen pa mëshirë nga kompanitë koncesionare në vendburimet ekzistuese të naftës dhe kydikasterka përgjegjësinë kryesore për të gjitha këto.

Në këtë intervistë të gjatë ai shpjegoi historikun e punimeve të kërkimit dhe punën e grupit studimor në periudhën para 30 viteve në zonën Shpirag-Sqepur-Plashnik dhe situacionin e vendosjes puseve, ndarje në territoritton në blloqe kërkimi në tokë dhe zonën e shelfit detar, rezultatet e kërkimit, historinë e zbulimit naftës nga kompania italiane në Drashovicë, Kuҫovë, Patos-Marinës dhe atë pas çlirimit në Shqipëri. Na tregoi “sekretinmagjik” të numrit “shtatë” që mban pusi Sqepur-7 dhe “është numër me fat, në zbulimin e naftës” – gjë që nuk është argument shkencor, është thjeshtë një prej barcaletave popullore të fatit, që tregohen jo nga një shkencëtar, por në një bisedë kafeneje, nga ndonjë amator jo i profesionit.

Shoqëria italiane AIPA vërtetë e zbuloi vendburimin e Kuҫovës, shpoi disa puse dhe siguroi një sipërfaqe për shfrytëzim, po ashtu dhe në Patos, shpoi pranë daljes në sipërfaqe të ranorëve bituminoz dhe ndoqi atë rezultat deri në Marinës, por konturimi dhe zhvillimi i këtij pellgu naftë-gazmbajtës deri në Kolonjë-Bubullim të Lushnjës apo në lindje dhe perëndim deri pranë qytetit Fierit, si dhe në atë të Kuҫovës me Gjirin e Fermës apo atë të Arrëzës dhe më në veri deri në Pekisht-Murriz ose vendburimet e zbuluara në strukturat karbonatike, Visokë, Gorisht-Kocul, Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Amonicë, Delvinë, etj., dhe ato të gazit natyror në Ultësirën Pranë Adriatike (UPA) nga Durrësi në Divjakë, në Povelҫë, Frakullë dhe Panaja në jug, janë tërësisht kontribut i Institututit Gjeologjik dhe specialistëve shqiptarë.

Megjithatë, këto pak rëndësi kanë. Ai shpjegoi se në këtë koncesion kanë punuar disa kompani dhe tani e kontrollon 100% kompania “Shell”. Na “qetësoi pa masë” për këtë zbulim dhe na garantoi kur tha se… “Bacë u krye… tani nuk flasim më kemi naftë, s’kemi naftë” . . . “ideja është jo sa kemi, po sa shumë kemi”. . . ,shkurt Shteti Shqiptar do ketë “fitimekolosale” se vendburimi do jetë shumë i madh! Pra, së shpejti sipas tij, do kemi një “lubi në trualli në tonë”, por fakti është se deri tani me puset e shpuar nuk ka ndonjë gjë të sigurtë mbi shtrirjen e këtij zbulimi,sepse rezultatet pozitive janë të lokalizuara në një sipërfaqe të vogël rreth puseve Shpiragu-1, 2, 4,që ndodhen pranë pusit Sqepuri-7. Ky pus është projektuar nga Instituti Gjeologjik, nga grupi studimit ku ai ka qënë bashkautor.

Në intervistën tuaj pranuat se zbulimi është bërë në 2001 nga kompania “OXY” me pusin Shpiragu-1 dhe kompania “Shell” deklaroi zbulimin në pusin Shpiragu-2, në vitin 2013.

Nuk po merret vesh e vërteta se në 2013, kryeministri tek sonda e shpimit Shpiragu-2 tha se është zbuluar një “det i madh me naftë”…, në Holandë tha se . . . “presim me padurim një lajm të mirë”. . . , ndërsa për zbulimin ministrja tha . . ., “ky është një fakt” . . ., bile ajo shtoi se zbulimi“do të pasohet nga një investim i rëndësishëm, rreth 6-7 miliard euro”…, kurse ju thoni se kompania deklaroi zbulimin dhe tani po punohet të dimë”sa shumë kemi”. . . , por edhe tjetrën se “në pusin Shpiragu-5 priten rezultate të mira”!Shumë abstrakte, po na thonitë vërtetën, është zbuluara apo jo? Mos vallë kjo është një propagandë politike e qeverisë për të mashtruar popullin mbi keq-qeverisjen dhe dështimin e plotë me naftën dhe ju si zëdhënës i saj luani të njëjtën melodi?

Nëqoftëse këto pohime do të ishin të dhëna gjeologjike, në një rajon perspektiv, një grup specialistësh sa do i kualifikuar do e kishte të vështirë të projektonte një pus. Këto nuk po i kuptojmë ne që u plakëm në naftë dhe jo më populli, por me sa duket, “Shell”-i nuk po e konkretizon dot zbulimin dhe këtë“rezultat” Qeveria e përsëritë herë pas here sipas konjukturave apo interesave të saj që në këtë rast i duhej kryeministri të joshte Holandën se po pritej një lajm i mirë nga kompania e saj“për të festuar jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin!”

Tani, nga intervista e stërzgjatur e ekspertit Dhima, nuk dëgjuam asnjë analizë konkrete me shifra konkrete si në aspektin teknik për të dhënat gjeologjike, përmasat e strukturës, që është vend burimi i pritshëm, parametrat e rezervuarit për sa i përket vetive kolektore të tij, si poroziteti dhe përshkueshmëria – që janë ndër parametrat bazë për llogaritjen e rezervave të vendburimit – gjë që do të ishte një informacion i nevojshëm për ta krahasuar me atë në vendburimet ekzistuese, si dhe një qëndrim i sinqertë dhe transparent për publikun që është aq kurioz në këtë tymnajë propagandistike, politike dhe me plotë demagogji!

Pse nuk e bënë “eksperti” këtë?! Nuk i ka këto të dhëna?!!, nuk është e përfshirë në kontratë, që të gjitha rezultatet e studimit prej palës koncesionare t’i dorëzohen palës tjetër, asaj shtetërore?! Apo nuk i ka bërë këto studime kompania koncesionare?! – dhe po të jetë kështu, kjo e fundit, atëherë do të vihej në dyshim vetë serioziteti, reputacioni, dhe emri apo autenticiteti i kompanisë gjigante Shell!!!E pra kush është e vërteta?! Pse nuk prononcohesh o ekspert? Eh, ja kjo tregon lojën që po bëhet, falsitetin, mungesën e transparencës, dhe manovrimin pehlivanllëk politik të ekspertit.

Gjithashtu në këtë intervistë të stërzgjatur nuk del e thënë troç e me transparencë se sa investim është hedhur deri tani në objektin e Shpiragut, gjë që është aq e domosdoshme të dihet nga publiku, sepse në bazë të parashikimit të rezervave, (që siҫ e thamë më sipër nuk thuhet ndonjë shifër, – por vetëm përmëndet shprehja fallxhore: “pyetja është se sa shumë kemi!”, e kujt ja kërkoni këtë se sa shumë kemi???!!! – tamam lojë fjalësh!)dhe shpenzimeve vlerësohet vendburimi.

E pra duke ditur se sa është shpenzuar për periudhën prej 21 vjetësh angazhim (viti 2001 – pusi i parë) me këtë objekt kërkimi, dhe duke ditur se sa rezerva ka aty, atëherë diferenca midis vlerës monetare të rezervave të nxjerrsh me dhe shpenzimeve totale do të jepte përfitimin në këtë vendburim. E gjithashtu do të dilte e qartë ideja se sa vite do duheshin për të paguar një herë shpenzimet e koncesionarit dhe pastaj të fillonte shteti, pala shqiptare, të merrte fitimin e vetë!

No description available.

Le të fokusohemi tek përmasate zbulimit dhe parametrat e marëveshjeshidrokarbure, duke e krahasuarkëtë edheme ato në konҫesionet e vendburimeve ekzistuese! “Eksperti”deklaroi se deri tani me këto 3 puse, Shpiragu-1, 2, 4,është zbuluarnjë kat naftëgazmbajtës rreth 800 m, por pritet të jetë më i madh. Atëherë, me cilin pus dovërtetohetkontakti naftë-ujë apo mepusin Shpiragu-5? Po qe se ky pus nuk e kapatëpër arsye të ndryshme; del negativosendërpretshpiminpër arsyeteknikeose del jashtë struktureose mund të takojndonjëelement strukturortjetër, etj. Në kërkim jemi, gjeologjia ka të papritura, sidomos në zonat me tektonikë të zhvilluar dhe mbihypje të mëdha. Specialistët e institutit kishin eksperiencë mbi këtë model gjeologjik,por prapërezultatet nuk ishin mjaftë të kënaqëshme. E kemi hasurkëtë model, më shumë se një herë. Rezultati i pusit tëparë na ka entuziazmuar, por pas shpimevetë tjerasuksesi nuk ishte ai që pritej.Sipas intervistës së z. Dhima, kjo strukturë nga të dy palëtparaqitet nën një mbihypje të madhe dhe po u vërtetuamodeli me blloqe, ҫdo parashikim do ndryshoj. Atëherë, a janë të mjaftueshme kaq të dhënagjeologjike-kantierale për të gjykuarmbipërhapjene zbulimit, rezervat e nafës, gazit, mënyrën e përpunimit tyre, efektivitetin ekonomik, parashikimin e investimevetjera, etj.? Nethemi se jo dhe Shelli,n.q.se është hasur me probleme të tilla, nuk duhet të nxitohet në vendimet e tij për të kënaqurepshet ekësajpolitike që i ka dal boja me kohë. Prandaj ajo po tregohete matur në deklarimetzyrtare dhe ja ka lënë politikësinterpretimin e rezultateve për tëshantazhuarpublikun si të doj.Pra,kyentuziazëm rrethkëtijzbulimi, etj., n.q.seështë i vërtet, na duket i parakohëshëm.

 Pak ditë më parë një prej specialistëve të vendburimeveshkruantese . . . “Nga eksperiencajonë e kërkimit, vërehet se vendburimet më të mëdha të zbuluara deri më sot në gëlqerorët e zonëstektonikeJonikejanë vetëm dy, prandaj dhe struktura e Shpiragutmendoj se mund të jetë me të njëjtatpërmasa si ato, por me rezerva shumë herë më të vogëla se ato që vjedhkompania Bankers Petroleum dhe hajdutët pas saj në pellgunnaftëmbajtësPatos-Marinës-Kuҫovë” . . . .(I.Tushe). Për më shumë mund të lexoni në linkun: https://telegraf.al/aktualitet/flet-inxh-isuf-tushe-eksperti-i-ish-institutin-gjeologjik-te-naftes-fier-shteti-shqiptar-ka-deshtuar-me-investimet-e-huaja-ne-fushen-e-kerkimit/

Nga studimet tona, në këto dy vendburime karbonatike, ka rezultuar se sasiarezervaveqë mund të nxirret në sejcilin prej tyre nuk i kalon 100 milionbarrela,prandajme këtë pritëshmërikompania Shell nuk duhet të jetë shumë e kënaqur. Ana tjetër, kanë kaluar 21 vjet nga rezultati në pusin Shpiragu-1 dhe deri tani janë shpuar 4 puse dhe është në shpim një tjetër. Kjo fletë se kostua e punimeve duhet të jetëjashtëzakonisht e lartëdhe Shelli po eci me këtë ritëm deri sa ta vërëkëtë zbulimnë shfrytëzim të plotë i duhen disa dekada, prandaj sot për sot le të kënaqemi vetëm me “Stazhin e Partisë” që filloi Shqipëria për në Bashkimin Europian (BE).

N.q.se Shelli do kënaqet me rezultatet e zbulimit, d.m.th nuk do kthej majat nga thëmbrat, do planifikoj investime tjerakapitale që do jenëmarramëndëse.

Tani, le tëbëjmëanalizën tonë tëkëtijvendburimi tëpritshëm, thjeshtënisur nga analogjia me vendburimet ekzistuese, si dhe nga ato deklarimeshpenzimesh në këtëobjekt kërkimi, për të bërë njëvlerësim sa mëafërrealitetit dhe sa mëlargfalsifikimeve e demagogjivepolitikepropagandistike.

Megjithëse nuk kemi informacionteknik për përmasat e strukturës, prapë se prapë, për tëdhënë një ide për këtëobjekt tëpritshëm ne mund tëmarrim një vendburim me rezerva tënxjerrshme rreth 100 milionbarrela (siҫdeklarohet pak më lart) që me njëҫmim rreth $100/barrelido tërezultonte njëe ardhurtotale bruto prej 10 miliarddollar apo EURO. Duke paturparasyshdeklariminnga MinistrjaBalluku se kyzbulim do shoqërohet me një investim tjetër rreth 6-7 milliard Euro për tëvazhduar më tej, dhe atë që mund tëjetëinvestuar deri tani – na rezultonfitimi ibarabartëpothuajse me shpenzimet! Atëherë ku ështëgjigandiShpirag?! Sa kohë do tëduhej që këto shpenzime tëmerren nga kompania, dhe a do tëmbetetndonjëkacidhe për shtetin, prapër vendin tone?!Kjo ishte sa për një ide, që të kupëtohenhiperbolizimet dhe mburrjet pa hesap për arritjet dhe pritëshmërinë e ndritur të këtijvendburimi. E vërteta do të dali po të tregohen të vërtetëdhe transparent këtazyrtarëttanë që i kanë këto tëdhëna, por i fshehin. Dhe fshehja e të dhënave, për të mashtruar popullin, është një shkeljee kushtetutës, ështëkrim.

 Nga kjo analizajonë e thjeshtë e mësipërme del një konkluziontjetër i rëndësishëm se: Kërkimi i hidrokarbureve në strukturat e reja me kompanitë e huaja konҫesionare nuk ka leverdi ekonomike, sepse ato kanë kosto shumë të lartë dhe periudha e kërkimit deri në vënien e zbulimit në shfrytëzim është shumë e gjatë, pa llogaritur këtu faktin qëvendburimi nuk është i shtetit por i konҫesionarit dhe në vend tëmerret fitimi nga shteti – merret nga konҫesionari.Prandaj alternativa e vetëmembetetpronësia e tyre shtetërore nën administrimin e Albpetrolit!

Në intervistën e tij z. Dhimalidhur me marëveshjet hidrokarbure theksoi se . . . “Marëveshjet që neve kemi bërë janë marëveshje shumë të mira, . . . Janë marëveshje . . . të standartitndërkombëtar, kështuoperohet gjithë andej” . . . Atëherë, si ka mundësi që ne kemi dështuar me këto marëveshje në vendburimet ekzistuese?- sepse shteti nuk merrtatimin mbi fitimin. Por marëveshjetpaskëshin problemeqë janë tërëndësishme, sepse lidhenpikërisht me paaftësinëprofesionaledhe mungesën e kualifikimit të specialistëvemilitant në institucionetdhe qeveritë e korruptuara, prandaj për ne që në fillim ato ishin të dështuara. . . .Një problem është që të jemikështu transparent . . . .në këto raste këto llojmarëveshjeshkërkojn njëkualifikim dhe një profesionalizëm shumë të lart në monitorim, në ndjekjen e tyre” . . .Mirëponuk është e lehtëtëmarrëshfitim nga kompanitë konҫesionare në një vend ku lulëzon korrupsioni, sepse në ato marëveshjekompanitë kanë futur atë, koefiҫentin“R”, i cili është i rrezikshëm dhe të fikderën. Realishtky ka brenda një tjetër “r”, që kompanitë e sjellin me vehte bashk me “specialistët”përkatës,që kur fillojnëpunën. Atyfutenvjedhjetdhemanipulimiiinvestimevedhe shpenzimevetjera, por tek ne ku politikanët tan qeverisinme “duar tëpastërta” ai do bëhet“R” = “R”+”r”dhe Shelli nuk do derdhiasnjë EURO në arkën e shtetit. Lind pyetja si ja bënë bota se kështuoperohet gjithë andej? Bota e ka zgjidhur se,s’ka qeveri të korruptuara si tek ne!Jo vetëm kaq, portek ne edhehallkat e tjera tëadministratësshtetëroresi AxhensiaKombëtare e BurimeveNatyrore (AKBN), Albpetroli dhe deri tek doganat, nga ku eksportohet nafta, janë mbushur plotë me militant hajdutë, që janë të pa aftënë detyrë dhe tepër të korruptueshëm. Prandaj me këtëkeq-qeverisje, shteti do marri vetëm Royalty Tax, rreth 2% të prodhimitnaftës, ku edhekynuk është isakët sepse do të manipulohet, njëlloj si në vendburimet ekzistuese. Ku shteti nuk vjeltatimin mbi fitimin nga nafta që nxirret prej tyre, ku nuk bëheninvestimekapitale por vetëm shpenzimeminimale operative, sepse kompanitë raportojnë zyrtarisht se “punojnë me humbje”, atëherë ta harrojmse mund të marrim fitim nga zbulimiShellit në Shpirag. Kjo situatë do vazhdojëderisa shteti të veproi dhe jo të vjedhivetëfitimin bashkë me konҫesionarët, prandajpremtimet e Qeverisë dhe politikës për të festuar ne bashkë me rajonin janë vetëm mashtrimi i radhës.

Tani, le tëjapimgjithashtuopinionin tonë nëlidhje me gabiminqë është bërë nëdhënien me konҫesion tëkëtijblloku – objektiShpiragut.

Pak histori:

 Kujtuam se ishimbashkëluftëtar, jo në luftënpër ҫlirimin e Shqipërisë nga pushtiminazi-fashist, sepse atë e bënë baballarët tanëdhe e fituan, por në 1997-98’, në grupin e specialistëvetë Institutit Naftës,qëishinkundërprivatizimittësaj në tërësi dhe përvendburiminPatos-Marinës, që e kishte dhënë me konҫesiontek kompania“Premier Oil” SaliBerisha në vitin 1994.A jukujtohetkur kygrupnën drejtimintuajz. Dhima, si Drejtor i ish-Institutit Naftës, në atë kohë, u takua me z. YlliBufi, Ministër i Energjitikës,pikërishtnë zyrëntuaj, ku për të diskutuar mbi vendburimet ekzistuese ishte caktuar z. Isuf Tushe?Po kur ai sapofilloi të diskutontez. Bufi e ndërpreu dhe i la detyrëDrejtoritAlbpetrolit, tëndjeritGjergjiKërri, që ta thërriste në një takim të veҫantë për të diskutuar rreth problemit të vendburimeve? -takim i cili nuk u realizua kurrë, dhe më pas diskutimetvazhduan, sa për të kaluar rradhën,vetëm me kërkimet në zonat e reja, për forcimin e Albpetrolit, si pronar iligjëshëm i pasurive natyroredhepër rolin e InstitutitNaftës,si drejtuesshkencormbi gjithë aktivitetin në Industrinë e Naftës. Në atë kohë ju të linitpërshtypjensikurishitdakort me mendimet e grupit. Po jupse se pyetëtmë z. Tushe se ҫfarë u bë me detyrën që la ministri? Pse nuk u interesuat më që ministri, ti kthentepërgjigje grupit të specialistëvembidiskutimetnë atëtakim?Këto lan një shije të keqe midis nesh, sepse edhePartiaSocialiste (PS) do të vazhdontenë rrugënqë kishte mbushur me hajdutëSali Berisha në Industrinë e Naftës.

Blloqet e reja të kërkimit:

 Lidhur me blloqet e kërkimit në tokë junë këtë intervistëdeklaruat se . . . “2-shi dhe 3-shin i ka kompania Shell dhe 4-rën e ka marr kompania Shell dhe tek blloku i Dumresë, që e quajm ne Dumrea, është nënshkruarmarëveshja vitin e kaluar me kompaninë Italiane ENI . . . , sepse kjo zona e Dumresë, po ti referohemiatyrehartave dhe atyrestudimeve që neve kemi, konsiderohet si vazhdimi i Shpiragut . . . unë besoj . . . por shpresoj që të konkretizohetedheaty . . . , sepse dhe pusi që kemi shpuar neve . . . me të dhënatgjeologjike që na ka dhënë është shumë premtues” . . .Blloqet 2, 3, 4 të kërkimit në tokë, por dhe blloku 5, që nuk e përmëndëtju, z. Dhima, dikur janë lënë nën pronësi të Kompanisë Shtetërore Albpetrol bashkë me vendburimet ekzistuese të naftës. Ato ishin mbuluar me punimesizmikedigitale dhe studimegjeologo-gjeofizike, disa ishin në kërkim me puse dhe në të tjerët ishin projektuarpuse kërkimi. Pra, në këto ishte në aktivitetAlpetroli.Në këto blloqe ishin përgatitur për shpim,struktura e Sqepurit me zonën për rreth saj, Papërit, Dumresë, Velҫës dhe Bodartit. Siҫ deklaroniju, në atë tëSqepur-Shpiragut kemi një zbulim të ri, në atë të Dumresë ishte pusi në shpim dhe pranë tavanit të gëlqerorëve, po ashtu dhe në atë të Velҫës, ndërsa në dy të tjeratpuset kishin rënë jashtë strukture dhe po përgatitej me studimeplotësuesepër tungritur në kategori kërkimi. Atëherë, pse këto strukturajuhoqënkompanisë Albpetrol dhe u bënë objekttenderimi disa herë me kompanitë e huaja dhe sot pas 32 vitesh, me përjashtim të Sqepur-Shpiagut, situata e punimeve të kërkimit në to ende s’ka filluar?Në kushtet që kompania Shell është përfshirë në kërkim-zhvillimin e zbulimit të Shpiragut dhe do disa dekada për ta konkretizuar atë, pse Qeveria dhe Ministria i zgjeruanasaj aktivitetin edhe në strukturën e Bodartit? Pse kompanitë e kërkimitlidhinmarëveshje hidrokarbure me shtetin për këto shtruktura dhe në blloqe të tjera kërkimi dhe nuk kryejnëaktivitet, por i mbajnë ato të bllokuara ca kohë dhe pastajlargohen? Marëveshjet hidrokarbure kanë afate për ҫdo aktivitetpunimesh për kërkim, a kontrollohetzbatimi afatit nga AKBN dhe Drejtoria Hidrokarbureve dhe në rast shkeljesh pse nuk janë bërë penalizime? Mos vallë këto kompani bashkë me politikanët dhe qeveritarët e korruptuar i përdorin këto marëveshje për pastrimparash dhe pasi arrijnëqëllimin e tyre ato largohen? Apo, mosvallëvetë Qeveria ka interes që të moskryhenpunime kërkimi dhe të zbulohenrezerva të reja, sepse prishenpazaret midis grupeve të biznesit ku bëhetkorrupsion?

 Ja pra, këto janëshkeljet nëdhënien e blloqeve tëkërkimit, siҫ ishte dhe objekti i Shpiragut, ku strukturat apo objektet e kërkimit ishin pothuajsegati për tëkaluar nëfazënpërfundimtare tëkërkim-zbulimit, që ishin studimet, modelet, eksperienca, sepse specialistët tanë e kishin treguarvehten se kishin zbuluarvetë gjithë ato vendburimehidrokarburesh. Këtu mbasemund tëpritejedhe disa vite sa të merrte vehtenIndustriaNaftës dhe shteti (sigurishtë duke moslejuarshkatërrimet), dhe ndoshta jo 30 vite, siҫ pondodh në tëvërtetë, por më pak dhe sot do tëishim në njësituatëtjetër, ku këto objekte do të ishin tëpaktën nëdorën e shtetit, tëpopullit dhe në perspektivëkëto vendburimedo timbetëshinshtetit, dhe jo tëhuajve.

 Historia e dhimbëshmevazhdon:

 Ju, z.Stavrikenipërdorur një eksperiencëtë gabuar nëdhënien me konҫesion tëvendburimeve ekzistuese të naftës. Shëmbullklasikështë ai ipellgutPatos-Marinës-Kuҫovë,etj., prandaj ato janë katandisur në atë gjëndje të mjerueshme, dhe ju nuk i përmëndët fare.

Kështujusi “ekspert”, nga Drejtori Institutit Naftës, hypët më lart në detyrë, në Ministri,se atje të dontepartia,por pse tradhëtovenaftëtarët dhe mbështeteprivatizimin e asetevenë Industrinë e Naftës? Në 2005, pasi ishte larguarkompania“Premier Oil”, qeveria juaji falime konҫesionvendburimin më të madh në Europë,Patos-Marinës,kompanisë të sapokrijuarmehajdutë të zgjedhurnga jashtë dhe brenda vendit nga klasapolitike dhe Qeveria, e cila nuk kishte kapital investues dhe as eksperiencë. Atëherë, pse jumbështetëtvendimin e Qeverisë, kur e dinitmirë se ai ishte kundërkolegëvetuaj dhe naftëtarëve për privatizimin?Ju si “ekspert”dhe DrejtorHidrokarbureshme sigurijeni marrëosenjohurme kontratat dhe termat e tyre të manipuluara, atëherë pse nuk i kundërshtuat por i miratuat ato?Ato i përgatitiQeveria Nano dhe kanë dështuarplotësisht,kursejudeklaroniprapë se ato janë më të mirat. Ku është e mira e tyre, kur ekonomia nuk përfiton gjë nga nafta e vetë? Kompania Bankers Petroleum në pellgunPatos-Marinës-Kuҫovë dhe ato në vendburimet e tjera, nxjerrinderi 1.5 milion ton naftë/vit, më shumë se sa prodhohej nëperiudhën paravitit1990 dheshteti merr vetëm një lëmoshë rreth 2% Royalty Tax, mbi prodhimin që raportojnë kompanitë sipas qejfit tyre. A ediniju se kjo taks, në SHBA, etj., është 12.5% dhe si emiratuatjume Qeveritëqë të vjeli kaq pakarka e shtetit?

E njëjtahistorishkeljeshvazhdoi po ashtu nëdhënien me konҫesion tëvendburimeve ekzistuese: Visokë, Gorisht-Kocul, Amonicë, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, etj., si dhe u përsëritëprapë në ecuri me ri-dhënien e disave prej tyre po me konҫesion në vitin 2017.

 Me rënien e qeverisë Nano në 2005,juishitprapë në atë pozicion, se atje të dontepartia tjetër, kur qeveria Berisha-Metanë 2007 i falivendburimet e tjerame konҫesion, me të njëjtën tipkontrate,tek kompanikonҫesionare fantazëm, pa eksperiencë dhe pa kapital investues. Katërprej tyre ja falioligarkuttësaj, partnerit të deputetesAlbanaVokshi, Arian Tartari, sepse e motrasaj punonte pranëtij. Ai nuk ishte inxhinier nafte, por peshkoigrekunSotirios Kapotas dhe bashkëkrijuan kompaninë fantazëm“Stream Oil and Gas”. Për të humburgjurmët e transferuanatë në Kanada. Pasi ishfrytëzuanato barbarisht deri në shterim, pa bërë asnjë investim dhe pa paguardetyrimet shtetit, ishitën. Si ndiheniju, moralisht si specialist, kur të gjitha kompanitë raportojnëse “punojnë me humbje” për t’jushmangurdetyrimevendajshtetit?A e pranoniju se nafta jonë del me humbje?!K/ministri Rama, kur PS ishte në opozitë dhe në 2013 në Qeveri,ai me të drejtëdeklaronte se,kontratat në naftë kanë dështuar, shteti nuk përfiton prej tyre,por vetëm kompanitë konҫesionare, premtoi se do i anullonteato dhe do ri-shtetëzontevendburimet. Nuk bëri asgjë!Në 2017, pas shumë dallavereveme to, 3 nga këto 4 vendburime,për shkelje në kontratë, i rishtetëzoiAlbpetroli dhe i shfrytëzonte për hesap të tij. Kujtuam se qeveria po mbantepremtimetmbi ri-shtetëzimin. Nuk zgjati shumë dhe Ministri ipërfolur për korrupsion,Damian Gjiknuri,i dha ato prapëme konҫesion tek oligarkët e tij,me të njëjtën tip kontrate. Ato u futënmenjëherënë lojë,si gjithë kompanitëe tjera,që raportojnë se “punojnë me humbje”dhe nuk paguajndetyrimet në shtet.Si ka mundësi që këto kompani, pa bërë investimekapitale, “punojnë me humbje”,dërgojn para jashtë Shqipërisë dheaksionet e tyre rriten në bursë? Ku i gjejnë ato parat? Si mendoniju si “specialist”, apo si ish-drejtuesekonomie nëatë dikaster,a kakorrupsion në naftë dhe kushjanë tëpërfshirë në të?

Krijimi AKBN-së në Tiranë, shkatërrimi dhe mbyllja Institutit të Naftës në Fier

Sali Berisha në vitin 2006 formoi AKBN-në dhe pak muaj më vonë, në 2007, mbyllipërfundimishtInstitutin e Naftës, i cili ishte krenaria e asajindustrie. Ju keniqënëSekretariByrosëPartisë sëInstitutit,në funksionin më të rëndësishëm dhe më vonë,DrejtorInstituti. Ju e dinimirëse ajo qëndër shkencore është ngritur në nivelin e shkencësbotërore me mundin, me sakrificat e specialistëve dhe me parat e popullit, ndërsa kjo Qeveri e shkatërroi me një vendim, sepse konsiderohejsi ҫerdhemilitantëshkomunist(n.q.se ishte kështu, juishit në krye të saj, ishte kundërprivatizimit të naftës dhe pengesë për politikën që të shkatërronte dhe vidhtekëtë pasurinatyrore. Ju z. Dhima si u ndietme këtë vendimkaq të rëndë dhe cili ishte mendimijuaj?Ju e dini se pas vitit 90’ paketat me të dhënat për vendburimet dhe blloqete kërkimiti përgatitën specialistët e Institutit Naftës, ndërsa junë këtëintervistë i bëtëelozhe pa fund AKBN-së, si institucion me“specialistëtë përgatitur”në të gjitha fushatë. AKBN-ja është një folehajdutësh, një hallkëetepërt midis Albpetrolit dhe Ministrisë e mbushur me militant partish të rëndomtë, që donin vende pune pranë qëndrësbanimitnë Tiranë. Ajo u ngritme qëllim për të manipuluarkontratat në favor të kompanive konҫesionaretë pasurive natyrore dhe për të fshehursi “aksioner”pas tyre hajdutët e politikës dhe qeverivetëtë gjitha ngjyrave.

Atëherë, si ka mundësi që nga AKBN-jaka punonjës të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK-u për korrupsion,që kanë abuzuarme kontratatnë favor të kompanive konҫesionare dhe në dëm të shtetit, i cili ka humburgjithë pasuritëe tij natyrore duke mosfituargjë prej tyre dhe të drejtënligjorepër të ndërhyrë kur është e nevojshme? Çfarëllojkontratash janë ato kur shteti ifal pasuritëkonҫesionarit, ai bënë ҫfarë do me to dhe raporton se “punon me humbje”, ndërkohëvazhdojnpunënnormalisht? Sa të aftë janë specialistët e AKBN-së për të kontrolluarzbatimin e termave të njëkontrate, mbi aplikimin e proҫeseveteknologjikesipas afateve, investimet në punimetkapitale apo operative, koston e tyre, shkeljetligjore dhe abuzimetderi tek faturat e shpenzimeve, pasojatnegative që vërehennga shfrytëzimi isforcuar i vendburimeve, ndotjen e ambientit, detyrimet mbi taksatdhe fitimin, import-eksportet, etj.? N.q.se ata janë të aftë, siҫ deklaroniju, atëherë pse kakaq shumë abuzimeteknike-financiare, etj.,nga kompanitë? – kur dihet që me këto, ato shmangintaksat,detyrimetdhe vjedhingjithë fitimin kurse shteti nuk vjelgjë nga pasuria e tij!Këto shkelje dhe raportimizyrtari tyre se po “punojnë me humbje” a janë argumenta të mjaftueshmeqë AKBN-jadheAlbpetroli ligjërisht ti pezullojnatyre aktivitetin dhetë ri-shtetëzojnvendburimet pa penalizim? Cili është mendimijuaj si “ekspert” në se këto kompani konҫesionare kanë falimentuar apo jo dhe në rast se po, pse nuk zbatohetligji mbi falimentimin dhe të ri-shtetëzohenato? Pse lejohet shfrytëzimi i tyre pa fitim?! -kur mund të kursehendhe përdorennë një kohë tjetër kur janëefiҫente. A dinijundonjë rast të tillë në botë? Specialistë të aftë për këto probleme kishteish-Instituti Naftës dhe Albpetroli. Psekompania Albpetrol është lënë në gjëndje të mjerueshme, e mbushur me njërëzpartiakjoprofesionist, matrapaz, të korruptuar, ku drejtorëtndërrohenshpeshdhe njëri është më ipaaftë se tjetri, si dhe të gjithëemërohenngainjëjti klan mafiozpartiak? – Ai është kthyer në kompani punësimi për militantqë sigurojnëvota, i jeptenderadhekonҫesioneoligarkëvetë Qeverisë që blejnëvota në zgjedhjetelektorale apo lokale. Kështu ai është përdorur për 30 vjet.

Falja e Shelfit Detar

Një ҫështje e nxehtë dhe e koklavitur, për qëllimepolitike, është pazari që po bëhetme kufirin e shelfit detar midis nesh dhe shtetitGrek, ku MinistriaEnergjitikës sigurishtka pjesën e saj. Ju theksuat se . . . “Në det neve kemi bërë kërkime, janë bërë kryesisht nga kompanitë e huaja . . . , janë vërtetuarshënjanaftëmbajtëse në disa nga puset e shpuar,por nuk është konkretizuarndonjë vendburim, ndonjëzbulimsikurse është p.sh në rastin e Shpiragut” . . .Pyetjes së gazetares se . . .“Ku është kontrolluar në det, në ҫa zone”?,ju u përgjigjet se . . .“Gjithë deti që nga kufirit me Malin e Zi deri në kufirin me Greqin dhe në kufirin me Italinë” . . .,folëtmbiperpektivënekësaj zone dhe përgjithë shelfin detar, duke lënë të kuptohet se ai është jo shumë perpektivë. Vërtet në zonën e shelfit detar janë shpuar disa puse të rrallë kërkimi në sipërfaqe të ndryshme dhe rezultatet ato janë, por nga eksperiencajonë në kërkime, jo ҫdo vendburim është zbuluara me pusin e parë, jemirikthyer disa herëderi sa e kemi zbuluar, siҫ e thoniedhevetëju,disa me“pusin e shtatë” – me “numurinfatit”.Po ashtu, sipërfaqa midis nesh dhe shtetitGrek, me sa dimë ne, nuk është kontrolluarakomame puse dhe për më tepër jo më kotajo është bërë mollësherri për kufirin, pikërisht sepsefqinji ynë në afërsi të saj ka kryerpunimesizmike, studimedhe e vlerësonatë me interes për kërkim. Pastajshelfi detar është pjesë e platformës, e cila aq sa me interes është për kërkimehidrokarburesh, po aq e vështirë është të zbulosh hidrokarbure, sepse kërkon tjetër metodikë kërkimi. Atëherë, mosvallëju, me deklaratëntuaj, mbështetëniqeveritë që duan ti falin ca hektar sipërfaqe nga shelfi detar Greqisë?

Pozicionigjeotektonik i vendit ton në trekëndëshin Itali-Shqipëri-Greqi, e bënë atë tëfavorshëm për kërkimine rezervave të reja hidrokarbure, në tokë dhe në det. Kjo lidhet me kontaktintektonikmidis zonësrrudhosurmePlatformënApulianeosesiçquhetPllakaTektonike e Adriatikut, e cilamaskohet nga depozitimetNeogjenike të Ultësirës PranëAdriatike (UPA), ku ne kemizbuluarrezerva të mëdha gazi. Në vazhdiminjuglindor gjatë këtijkontakti, Greqia ka zbuluarvendburime gazi dhe nafte.Prandaj,ajo po insistonfortë që të fitoj padrejtësisht sa më shumë sipërfaqe nga territoriynë, kurseQeveria jonëbënë pazare me qeverinë Greke në këmbim të statusitton për në Bashkimin Evropian (BE). Prandaj ju si ish-specialist dhe drejtuesnë dikasterine Ministrisë duhet të ishitmë i kujdesëshëmnë mendimettuaja,për probleme që nuk i njihnifare,sepse politikaishfrytëzon për qëllimet e saj, aq më tepër kur ju e vlerësoni atë si zonë pa interesë.

 Për Uzinën e Përpunimit Thellë të Naftës (UPThN):

 Na bëri shumë përshtypjeqëndrimi juajnëatë intervistëpër Uzinën e PërpunimitThellë të Naftës (UPTHN) në qytetin e Ballshit, ku deklaruatse . . . “Rafineria jonëështë një teknologji Kinezee viteve 70” . . . ,poajo në 1978 është vënë në punë, dhe ndërtimi saj nuk zgjati8 vjet! Ju besoj se edini se ajo ishte teknologji bashkëkohore, e përshtaturpikërisht për naftat e vendburimeve tona dhe kishte kapacitet të lartëpërpunimi. Sipas specialistëvetë fushës që kanë punuar në atë uzinë, ajo prodhonte një morinënproduktesh dhe një pjesë ishin të certifikuara nga BE, por ju se përmendët këtë fakt dhe theksuat se . . .“por gjithëmonë është leverdia ekonomike” . . . , ndërsa specialistët s`epranojn këtë, ata kanë deklaruarse ajo punonte me fitim. Atëherë kush janë më të besuar, specialistët apo ju? – Me siguriata! Shumicamendojnë se ajo ishte një varr i hapur për klanet mafioze të lidhur me Qeverinë që nuk juinteresontevënia e saj në punë, sepse tek uzina kishte“pronarë” të fshehur, qeveritar, politikan dhe oligark, që juinteresonte ta ҫonin atë për skarp dhe të ndaninë parat midis tyre. Klani tjetër mafioz, janë politikan pranë k/ministrit të fshehur pas biznesittë importit të karburantëve dhe nuk iinteresontevënia e uzinës në punë,por shkatërrimi saj.

Ndërsa klani tjetër mafioz janë qeveritarët dhe politikanët që fshihen pas konҫesioneve në vendburimet e naftës. Ata nuk kishin interes që t’jashisnin naftën bruto uzinës, por ta eksportojnë atë nëpërmjet doganave të korruptuara. Në këto kushtezgjidhja e vetme që kërkonin të tre këto klane ishte shkatërrimi uzinës dhe k/ministri i kënaqi të 3 këto klane mafiozësh. Këtafituan, por ata që humbën ishin punonjësit e uzinës, naftëtarët, qyteti i Ballshit, ekonomia,populli dhe Shqipëria.Kursejuthoni se . . . “Nuk kamë këtë mendim” . . .Prandaj z. Stavri qëndrimi juaj ishte në mbështetje të plotë të vendimit të gabuar të k/ministrit Rama dhe është përgjegjës për shkatërrimin e kësajveprestrategjike kombëtare. N.q.se ajo ishte teknologji e vjetër me një dorë para kthehej në një teknologji të re, por të ndërtosh një tjetërduhenmiliona Euro apo më shumë.

Mendimijuaj se kompanitë konҫesionare e shesin naftën ku të duan është i gabuar.Kompanitë prodhuese, në botë, nuk e tregtojnëvetënaftën, por ja shesin atë kryesishtkompanive tregëtareshtetërore sipas kontratësqë kanë midis tyre përsasinë dhe ҫmimin. Ato pasi furnizojnëuzinat e vendit me naftë bruto, tepricën e eksportojn.Çdo shtet nuk ka interes të tregtojënaftë bruto si lëndë e parë, por të përpunuar, sepsemerr vlerën e shtuar të saj. Pra UPTHN-në e shkatërroi korrupsioni shtetëror dhe jo teknologjia e vjetër. Në botë ka uzina mbi 100 vjeҫare, ku shteti investon dhe i rikuperon (upgrade) ato me teknologji të re.

Për TAP-in:

I dëgjuamintervistat me ideatorët e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), të cilët janë specialistëShqiptar që punojnë meprojekte të BE dhe na bënënekëtë dhuratë, që kymagjistral të kalojnëpër Shqipëri dhe nëpër Detin Adriatik të shkojnë Itali. Shqipëria nuk është anëtare e BE, prandajduhet të kishte benefite, siҫ janë tranzit fee, dalje gazi dhe merrsasigazi, por vendi ynë nuk po përfitonasgjë. Ata ishin të kënaqur me gadishmërinë që kishittreguarju dhe z. Pajtim Bello për këtë bashkëpunim. Këtu s’ka shumë vend për entuziazëm sepse thjeshtëjupërcollëtprojektin e tyre tek eprorëttuaj. Kjo ipërkisteinstitucionittuaj, por detyrajuaj nuk duhet të mbaronte me kaq. Ju duhet tandiqnit atë deri në finale, që ishinnegociatat për benefitet që do të merrte Shqipëria, sepse nëpër teritorin e saj do kolonte një tubacion gazi ifuqishëm mbi 200 km i gjatë. Mirëpo grupitmafioz, ministri E. Haxhinasto dhe shefitij Ilir Meta, nuk i pranuanideatorëtpër diskutimin e benefiteve, por bashkë me kompaninë e gazit ipërjashtuan ata dhe futën në lojëSHKUESINe tyre të korruptuar, i cili ja hoqi ato Shqipërisë dhe i ndanbashkë midis tyre dhe me kompaninë e gazit ato benifite, kurseShqipëria përfundoiviktimë, e vjedhur.

Bisedimetpër këtë projekt janë të herëshme qysh me Qeverinë Nano, por miratimi i tijmebenefitetu bënga qeveria Berisha-Meta,pak ditë para zgjedhjeve të 2013-tës, ku fitoi PS dhe projektinuk kishte filluar akomanga zbatimi. Prandaj juz. Dhima, si i dashurii të dy partive,duhet të insistonit që negociatorët të mosndryshoheshin deri në fund ose të paktëntë informojeshefintënd të ri për këtë situatë. Shqipëria humbi benefitet,që me siguri i përfitojnëbalozët e korrupsionit, Berisha-Meta-Nasto-SHKUESI, të cilët mund të fshihen si “aksioner” pas kompanisë TAP.Kjo është miopiprofesionaleoseservilizëmose . . . ! Ju në intervistëdeklaruatse . . .“Ne kemi përfitimekolosale nga TAP-i”. . . ,por më tej ato qënkanreduktuar vetëm me blerjen e tokës . . .tokën ai e ka paguar me flori. . . ҫdo fshatar ka marr lekët për tokën që ka marrë TAP-i dhe ҫdo komunë dhe ҫdo bashki në atë kohë ka marr lekët për tokën publike që është vënë në përdorim të TAP-it”. . . , kompania ka blerë tokën ku kalon tubacioniprivatëve apo shtetit me flori. Jo, këto nuk janë benefite, këtu përfitojnëqiranëose parat e shitjespronarët e tokës, por jo shteti,as ekonomia, kurse po të kishte benefite ato sipas ideatorëve të projektit ishin miliona Euro në buxhetin e shtetit, do kishte dy dalje gazi nga magjistrali dhe sot gazi do ishte në përdorimgjërësisht në ekonomi apo për përdorim familiar. Këto benefite do ishin më të mëdha në të ardhmen, sepse sasia e gazit do të dyfishohet. Lidhur me këto benefite k/ministri Rama kur mori pushtetin bëri një propagandëtë madhepër përfitimetnga projekti TAP, por shumë më vonë, kur e pa se në kontratë nuk kishte gjë, për të ri-negociuar me kompaninë e gazit dërgoi simbolin e korrupsionit Damian Gjiknuri, por kys`e kishte hapur fare këtë problem sepse negociatat sipas tij ishin mbyllur. Mos vallëkyfutivehten e tij në grupin e aksionerëve?! – ka shumë mundësi. Prandaj z. Dhimadeklaratajuajishte një mashtrim – se gjoja Shqipëria merr benefite, por përfitiminga TAP-iishte se u hapën vetëm ca vende pune për rojetubacioni.

 Shkeljet e bëra nga Dikasterijuajnë Ministri për faljene të dhënavedhe studimeve të kryera nga specialistët e Institutit Naftës Fierkompanive konҫesionare.

 Është stërshkruar se Shpiragu është interpretim i specialistëve tanë . . .“pak rëndësi ka në se Shelli shpon në të njëjtin vend ku janë projektuarpuset nga InstitutiGjeologjik apo rreth tyre? Shelli ka në dorë dhe po përdorstudimet tona gjeologjike për këtë zonë, që janë një kapital shumë i ҫmuar, që përmbajnë të dhënagjeologjike, harta, profile, konkluzione, rekomandime, diskutimet e specialistëve, etj., këto kushtojn shumë . . . Në këto studime Shelli e ka ҫdo gjë gati dhe e vendospusin ku të doj” . . . (I. Tushe, koment).Pra, kompanitë OXY, Shell, etj., pavarësisht se mund të kënë bërë studime, siҫ deklaroi z. Dhima, ato i përdorënfalasstudimet tona, e gjetën të përgatiturstrukturën me punimesizmike, studimegjeologo-gjeofizike, me puse të projektuar dhe nuk vërehetndonjëndryshimesencial nga interpretimet tona.

Lind pyetja pse nuk jushitën por jufalënstudimet apo të dhënat kompanive konҫesionare? – kur të gjithë e dimë se ato janë eksperienca dhe punajonë disa vjeҫare që i kanë kushtuarekonomisëqimet e kokës. Shelli apo të tjerat nuk kishin para ti blenin ato? – apo ne jemishoqëribamirëse me kompanitë e naftës. A e diniju z. Dhima se studimetgjeologjike kompanitë, pasi sigurojn kontratën, duhet ti bëjnë vetë? dhe në rast se duan studimet tona, punimetsizmikeose të dhëna për rajonin, të dhënat e shpimit, kampionet, testimit, prodhimit, matjetkantierale, analizat e ndryshme, etj., duhet ti blejn sepse nuk kanë ku ti gjejnë dhe në ekonominë e tregut ҫdo gjë është biznes dhe jo bamirësi!Këto nuk kushtojn as $100 apo $200 mijë, por disa miliona dollar! A e diniju se ka informacione që “specialist” matarapaz tëAxhensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore-AKBN i kanë shiturgjithëҫka kompanive konҫesionare me para në dorë për të mbushurxhepat e tyre ose në këmbim për një vend pune? që është në kundërshtim me ligjin!

A e diniju se kompanitë këtë informacion e përpunojn dhe bëjnë biznes për llogari të tyre? A e diniju që në rast se ato, për arsye të ndryshme, largohen dhe këto të dhëna mund ti përdorin për biznesndaj kompanive që interesohen për të ardhur tek ne? – bile në këtë rast mund të luajnrolnegativ, i largojn ato. Ka raste që tek ne kanë ardhur disa kompani të huaja, kanë lidhmarëveshje me shtetin për kërkim-shfrytëzim hidrokarburesh, ju i kenifalur gjithë të dhënat, studimet dhe më pas ato e kanë pezulluar atë dhe janë larguar pa kryerpunime. Në këto rasteҫfarëndodh me këtë informacion? – ato e siguruanfalasatë dhe mund ta përdorin për biznes. Në ҫdo vend të dhënatgjeologjike janë sekrete dhe pronë e kompanisështetëroreose private. Kjo e fundit, ҫdo të dhënëosestudim, i dërgon një kopje kompanisështetërore dhe vetëm këto kanë të drejtëligjore për t’jashitur kompanive të tjera, por me kontratë që ato ti përdorin për vehte dhe të ruajnësekretin.

Në naftë ka disa kompani që kanë ngriturbiznesin e tyre mbi shitëblerje të dhënash apo studimesh dhe i sigurojn ato në mënyra të ndryshme. Kompanitë konҫesionare janë ndër më grabitqaret e pasurive natyrore dhe nuk të falinpenin! Ato duhet të paguajnedherentën e tokës për sipërfaqen ku kryejnaktivitet, të cilën e vjel pronari i saj, shteti oseprivati, për aq kohë sa e përdor atë.

Kompania Shell, etj., a e paguajn atë? Ju duhet ti dinitmirë këto ligje dhe nuk duhet ti lejonit dhe ti denonconitabuzuesit e tyre! Bile paketënprezantuese me të dhëna të selektuara, ҫdo kompani që merr pjesë në tender për një konҫesion, e blenë atë. Mirëpo qeveritarët tanë i kanë hequrbr***t për kompanitë konҫesionare, juluten që ato të vijnë të investojn tek ne dhe këtë e bëjnë për korrupsion dhe pushtet, por mashtrojnë popullin se gjoja ato do hapin vende pune. Prandaj falja e studimeve me preteksin se . . .“është në parimin ton që ai që vjenë ti japim të gjitha studimet, sepse ne e thërrasim që të dali dhe nuk e thërrasim që të vijë dhe të iki pa gjë” . . .Kjo përbën vepër penale, prandaj nuk duhet ta kishitlejuaroseligjëruar në dikasterintuaj. Bët mjaft elozhe për “Belulin dhe Belulët e tjerë” në atë drejtori, për punëntuajatje që e kishit dhuratë nga partitëpolitike dhe jo nga zotësiajuajprofesionale. Në këtë intervistëjutreguatfytyrën e vërtetë të Shtetit Shqiptar në këto vite “democraci”, që si resto po merr nga kompanitë konҫesionare të pasurive natyrore, zero fitim dhe vetëm vjedhjen dhe shkatërimin e tyre.

Si përmbledhjee këtijrefleksioni!

(Nëpërgjigje tëintervistës së zëdhënësit tëQeveriveShqipëtare për faljen me konҫesion tëvendburimeve ekzistuese hidrokarbure për shfrytëzim, kërkim-shfrytëzimin e tyre në zonat e reja, dhe disa rekomandime për tëardhmen)!

– Zgjidhja e vetme e problemit të kërkimeve është që ato të kryhen nga kompaniashtetërore Albpetrol. Fillimisht të ri-shtetëzohen gjithë vendburimet ekzistuese të naftës dhe gazit që të sigurohetbazamonetare për të investuar në ngritjen e IndustrisëNaftës dhe për kërkiminnë zonat e reja. Prandaj ajo duhet kompletuarme specialist me eksperiencë dhe të ngrihetInstituti Naftës nën administrimin e saj oseMinistrisë Energjitike, i cili të drejtoi gjithë aktivitetin shkencor në naftë.

Kalimi aktivitetitkërkimeve tek Kompania Shtetërore Albpetrol ka shumë avantazhe:

-Aktivitetin ekërkimite kryen në kohë më të shurtër se sa kompanitë e huaja konҫesionare.

-Përdor specialistët tanë të cilët kanë eksperiencë të gjatë pune në shpimin e puseve dhe në përpunimin e vendburimeve të naftës në vendin tonë.

-Ne përdorim tjetër metodikë kërkimi në zbulimet e reja, kërkim-zbulim-shfrytëzim, që ndryshon nga ajo e kompanive të huaja konҫesionare. Ne zbulimin e rie kalojmënë shfrytëzim qysh me pusin e parë. Të ardhurat që merren, përdoren për zhvillimin dhe përgatitjen e tij për shfrytëzim.

-Kompanitë e huaja përdorinmetodikën kërkim-zbulim-vlerësim-shfytëzim, në rast se arrihetnivelii fitimit tëplanifikuar, por në këtë rast koha për të vënë zbulimin e ri në shfrytëzim është shumë e gjatë, në të kundërtënato largohen.

-Kosto e punimeve në kompanitë e huaja, nga faza e kërkim-zbulimit deri në vënien e zbulimit të rinë shfrytëzim është disa herë më e lart se ajo e kompanisështetërore.

-Kosto e punimeve operative dhe shfrytëzimit nga kompanitë e huaja është disa herë me lart se ajo e kompanisështetërore.

-Kompania shtetërore të gjithë fitimin nga prodhimi i hidrokarbureve e fut në buxhetin e shtetit, ndërsa nga kompanitë e huaja shteti përfiton më pak se gjysma e tij, pa llogaritur këtu abuzimet nëzmadhimin e shpenzimeve. . . !

-Kompanitë e huaja nuk e pranojnëkriterin e shfrytëzimit optimal sepse në plan të parë kanë fitimin dhe kjo ҫon në shkatërrimin e vendburimeve, kjo nuk ndodh me kompaninë shtetërore.

-Mundësia për abuzime dhe korrupsion me kompanitë e huaja është e pashmangëshme, ndërsa me kompaninë shtetërore gjërat janë më të kontrolluara dhe mënjanohetpenalizimi në arbitrazhe.

-Nëpërmjet kompanisështetërore, në raste krizash, shteti zgjidh shumë probleme social-ekonomike të popullit, kjo është e pa mundur me kompanitë e huaja, etj., etj.

Me këto marëveshje hidrokarbure, Industrinë e Naftës në tërësibashkë me pasuritë natyrore hidrokarbure, në këto 32 vite “demokraci”, kjo kupolëpolitike dhe qeverisjet që janë gjeneruar prej saj e kanë përdorur për tupasuruar dhe e kanë futur atë në errësirë ku nuanca e ngjyrës ka ardhurdrejtrritjes nga qeveria e parë e Berishës tek qeveria Rama sot dhe ajo ndodhettërësishtjashtë kontrollit, në erresirë të plotë. Fatkeqësisht pjesë e kësajerrësire është edhedikasteri ku një pjesë e specialistëve kanë punuar për një kohë të gjatë, Ministria Energjitikës dhe gjithë hallkat e tjera që varen prej saj, jo si specialist apo ekspert për hidrokarburet, por si militant në mbështetje të politikës,majtas dhe djathtas, të cilët ajo i përdormirëpër qëllimet e saj.

*Autorët janë ish-punonjës në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës në Fier.

 Intervistën e plotë të z. Stavri Dhima mund ta ndiqni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi i automjeteve, Renault, do të zbatojë një plan për…