Nga Zvicra për Prizrenin – Behxhet Gashi hyn në garë me numrin 40 në ekipin e Shaqir Totajt

11 gusht 2025 | 01:36

PDK – Dega në Zvicër ka bërë të ditur se anëtari i Kryesisë së saj, Behxhet Gashi, do të jetë kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit me numrin 40 në listë, në mbështetje të kandidatit për kryetar të komunës, Shaqir Totaj.

Sipas njoftimit, Gashi ka përfunduar dy mastera – një në Histori dhe një tjetër në Legjislacionet Evropiane – dhe aktualisht ndodhet në vitin e dytë të doktoraturës në Histori.

“Që nga riorganizimi i Degës së PDK-së në Zvicër, Behxheti ka dhënë një kontribut të çmuar dhe vazhdon të jetë aktiv në çdo aktivitet e projekt të Degës,” thuhet në komunikatë.

PDK-Zvicër i ka uruar sukses në garë, duke theksuar se beson në përkushtimin e tij për t’u shërbyer qytetarëve të Prizrenit.

#PDK #Prizren #Totaj #BehxhetGashi #Nr40

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ka marrë pjesë…