Ngacmohet seksualisht një grua në Fushë-Kosovë
26 janar 2026
| 08:40
Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar.



