Ngacmoi një vajzë në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

27 gusht 2025 | 12:12

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ngacmuar një vajzë të martën në Fushë-Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë është bërë me dije se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 26.08.2025 – 20:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lucas Vazquez do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, pasi është…