Ngadalësohet konvoji 60 kilometrash i Rusisë, ishte nisur me synimin e madh për ta pushtuar Kievin

02 mars 2022 | 22:57

Konvoji 60 kilometra rus që ishte nisur me synimin për ta marrë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, është duke lëvizur me ngadalësi të theksuar.

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA ka deklaruar se ky konvoj ka arritur pak progres në 24 orët e fundit.

“Konvoji 60 kilometra i gjatë i trupave ruse që kishin mësyrë jugun e Kievit, është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe mbetet i ngecur”, ka thënë zëdhënësi John Kirby të mërkurën.

Ai ka thënë se SHBA beson që rusët po rimblidhen dhe po vlerësojnë situatën për ngecjen e theksuar në përparimin e tyre drejt kryeqytetit.

Po ashtu, ai ka theksuar se Uashingtoni nuk mund ta konfirmoj që qyteti jugor Kherson është pushtuar, siç kanë pretenduar rusët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se themelimi i Fondit të…