Ngatërruan qytetin, tifozët argjentinas marrin dhuratë nga Putini

29 qershor 2018 | 21:44

Është mirë të tregohesh i kujdesshëm në gjetjen e itinerarit, nëse nuk dëshiron të humbasësh ndeshjen e skuadrës.

Dy tifozë argjentinas u bënë protagonistë të një aventure jo fort të zakontë. Amerikano-latinët ngatërruan qytetin dhe shkuan në drejtim të Novgorodit, ndërkohë që duhej të kishin udhëtuar drejt Nizhny Novgorod, një prej qyteteve pritëse të Botërorit e ku Argjentina kishte në program zhvillimin e ndeshjes me Kroacinë, që e humbi 3-0.

Kështu, dy argjentinasit nuk mundën të ndjekin këtë përballje, pasi ishin 1.000 km larg dhe nuk kishin asnjë mundësi për të korrigjuar gabimin.

Por, kur gjithçka dukej e humbur, dy argjentinasit morën një dhuratë surprizë. Ata u kontaktuan nga njësia administrative e Novgorodit, që nëpërmjet një përkthyesi u bëri të ditur se vet presidenti rus, Vladimir Putin, të cilit i bëri përshtypje historia e tyre, u siguroi bileta për ndeshjen e radhës së Argjentinës: atë me Nigerinë që u zhvillua në Shën Pjetërburg.

Këtë radhë, fundi i aventurës së tifozëve argjentinas ishte i lumtur, pasi skuadra “Albiceleste” fitoi ndaj afrikanëve, duke u kualifikuar për në 1/8-at e finaleve të Kupës së Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Storyt”…