Ngecin sërish bisedimet për paqe në Siri

15 dhjetor 2017 | 11:03

Bisedimet e rrethit të tetë për paqe në Siri kanë përfunduar pa ndonjë zhvillim në Gjenevë.

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, e ka cilësuar këtë ngjarje si “humbje të një mundësie të madhe”.

Ai e ka fajësuar më shumë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad, pasi sipas tij, Assadi ka kërkuar nga grupet opozitare të pranojnë mundësinë e një roli të tij gjatë trazicionit politik në vend.

Kjo çështje ka bllokuar zhvillimin e mëtejmë të bisedimeve edhe në negociatat e kaluara. De Mistura ka thënë se ai nuk ka mundur t’i bindë të dy palët të flasin drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Lideri opozitar për negociata, Nasr Hariri, ka thënë se procesi i paqes është ‘në rrezik të madh”, duke shtuar se fuqitë botërore duhet t’i bëjnë më shumë presion Assadit për të negociuar. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka thënë se…