
Ngërçi institucional, Lushaku-Sadriu: Kosto e lartë për qytetarët, çmimet janë rritur
04 qershor 2025
| 11:23
Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka ngritur shqetësim sesi Lëvizja Vetëvendosje ka sjell ngërç politik dhe për këtë po pësojnë më së shumti qytetarët.
Siç ka thënë ajo, meqë në këtë kohë, çmimet janë rritur, dhe po shkakton krizë në xhepin e qytetarëve.
“Duhet mos me harru që në këtë moment që po flasim, çmimet janë rritur, inflacioni është rritur. Jeta dhe vështirësitë e qytetarëve janë rritur. Dhe ne kemi një mungesë të shtetit për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës”.
“Ne jemi përfaqësues të një grupi të qytetarëve, si LDK, ne jemi me një program dhe ua kemi prezantuar qytetarëve”.
“Edhe atëherë kur kemi refuzuar, kemi dhënë opsionet tona”, ka thënë ajo.