Ngërçi në Kuvend, Krasniqi takohet edhe me ambasadorin britanik
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar të martën një takim me ambasadorin britanik, Jonatha Hargreaves.
Krasniqi ka treguar se me Hargreavesin kanë biseduar për zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën.
“Sot pata kënaqësinë të takoj edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Diskutuam për situatën politike në vend, zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën. Me ambasadorin Hargreaves ndava shqetësimet tona për bllokadën aktuale institucionale, e cila po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit. E ritheksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Krasniqi takohet me Prattipatin: Theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë



