Ngjarja në Velipojë, disa persona shoqërohen në polici

27 qershor 2021 | 13:53

Disa persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në Velipojë.

Sipas “Klan News” ata janë marrë në pyetje nëse kanë pasur informacione për ngjarjen, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar edhe kamera të sigurisë së hoteleve dhe bizneseve në zonë.

Burimet kanë bërë me dije se gjatë përplasjes së armatosur janë përdorur katër lloje armësh.

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në hotelin e familjes Gocaj. Familja Ferracaku ka shkuar në hotelin e familjes dhe pas debatit verbal nisi dhe përdorimi i armëve të zjarrit. Dy familjet mësohet se prej ditësh kishin debate për zonën e plazhit dhe vendosjen e çadrave./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova 3x3 te meshkujt ka pësuar humbje nga Britania e…