Ngjarje e pazakontë në Slloveni: Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

16 maj 2025 | 23:24

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ditën e sotme, ku deputeti i partisë SDS, Andrej Hoivik u ngjit në çatinë e Parlamentit dhe kërcënoi se do të hidhej nga aty duke kryer vetëvrasje.

Policia, zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit u detyruan të ndërhynin përpara ndërtesës së Parlamentit, pasi fillimisht Hoivik u kyç në zyrën e tij dhe më pas u ngjit në çatinë e ndërtesës, nga ku kërcënoi të hidhej.

“Mos e lejo kurrë që zëri yt të të vidhet. Mos lejoni që demokracia t’ju merret. Ju jeni populli, jemi dy milionë. Dy milionë!”, bërtiti ai nga çatia e Parlamentit, teksa një turmë njerëzish ishte mbledhur poshtë duke ndjekur ecurinë e ngjarjes.

Deputetit thuhet se iu ofrua gjithashtu ndihmë psikologjike, dhe një person i panjohur femër po përpiqej ta bindte atë të largohej nga çatia. Nga biseda mes tyre u kuptua se ai ishte në një lidhje romantike me vajzën.

“Nëse bën një hap përpara, do të hidhem poshtë”, ia ktheu deputeti slloven kur ajo i kërkoi të largohej me të.

Ngjarje e pazakontë në Slloveni: Deputeti ngjitet në

“Unë nuk gjykoj askënd. Unë nuk e dënoj as Jasa Jenull, nuk e dënoj as Robert Golob. Por nuk është e drejtë ajo që po i bëjnë vendit. Kjo nuk është e drejtë! Shikoni çfarë po i bëjnë këtij vendi. Kush e drejton këtë vend? Qeshni me Janez Jansën, i cili thotë se e kemi fituar pavarësinë, por ende nuk jemi çliruar. Dhe kjo është e vërtetë! Unë u zgjodha – në emrin tuaj!”, iu drejtua ai përsëri turmës.

“Unë u zgjodha për të folur. Dhe shikoni, unë vetë, me aq sa munda, e bëra këtë me ndërgjegje gjatë shërbimit tim në parlament, ku paraqita më shumë se 100 pyetje dhe iniciativa parlamentare, ku fola më shumë se 100 mijë fjalë. “Në emrin tuaj!”, vazhdoi deputeti.

Deputeti, i cili kohët e fundit është shfaqur në publik kryesisht në lidhje me referendumin për ligjin për shtesat e pensioneve për artistët, e preku edhe këtë çështje.

“Pjesa tjetër e botës është demokratike. Por në këtë zonë ne ende kemi rrënojat e një sistemi që ishte diktatorial. Kjo ishte Jugosllavia, e sunduar nga Marshall Tito. Ai ka vdekur prej 45 vitesh dhe në të njëjtën kohë, tani kemi një ligj në parlament të quajtur ‘Ligji i Titos’. Është një ligj i vlefshëm, i cili daton që nga viti 1974. Dhe tani do ta shqyrtojmë në Parlament javën tjetër. Dhe më besoni, ata do të bëjnë gjithçka që munden për ta mbrojtur atë. Ne propozuam që të shfuqizohej, të anulohej, të shpallej i pavlefshëm. Është e turpshme që sot, në vitin 2025, kemi ligje nga regjimi i mëparshëm. Të dashur miq, unë jam Andrej Hoivik! Udhëheqësi i fushatës së referendumit kundër privilegjeve, kundër arrogancës së qeverisë Golob”, tha ai më tej.

Ngjarje e pazakontë në Slloveni: Deputeti ngjitet në

Deputeti në fund e mblodhi veten dhe u qetësua pak, kështu që u kërkoi zjarrfikësve që prisnin poshtë ta ndihmonin nga çatia. Ai u mor nga ndihmësit mjekësorë, të shoqëruar nga policia.

Grupi parlamentar i SDS-së reagoi për ngjarjen, duke shkruar në rrjetin social ‘X’ se sprovat e imponuara nga jeta ndonjëherë janë shumë të vështira. “Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe dhembshurinë e të gjithëve”, shkruan ata.

Ngjarje e pazakontë në Slloveni: Deputeti ngjitet në

Kryetari i partisë, Janez Jansa, thuhet se ka folur me deputetin pas incidentit, duke shkruar në rrjetin social ‘X’ se “ai është mirë, por ka nevojë për pushim dhe të paktën pak qetësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar gjatë ditës së…