Ngjarje e rëndë në Gjermani: Burri vret gruan, dy fëmijët dhe më pas veten në Oldenburg

29 shtator 2025 | 19:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në qytetin Oldenburg të Gjermanisë, ku një burrë ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka qëlluar veten, raportojnë mediat gjermane, përcjell Reporteri.net.

Policia gjermane ka rrethuar lagjen Osternburg, ku ndodhi krimi, dhe ka bllokuar qarkullimin në zonë për arsye sigurie. Viktimat janë gjetur të pajetë brenda një shtëpie, ndërsa hetuesit ndodhen ende në fazën fillestare të zbardhjes së rastit.

Deri më tani nuk janë publikuar identitetet e viktimave, as motivi që çoi në këtë tragjedi.

Kryetari i bashkisë së Oldenburg-ut, Jürgen Krogmann, ka reaguar pas rastit.

“Ngjarjet tronditëse në Osternburg më kanë prekur thellë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për të afërmit. Kjo situatë kërkon konsideratë dhe respekt të madh për familjarët”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete N. Bajrami, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për…