Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës, dyshohet për një viktimë

22 mars 2026 | 20:29

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, ku sipas informacioneve fillestare raportohet për një person të vrarë.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe dyshohet se ka të bëjë me një incident të natyrës familjare. Megjithatë, deri më tani këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të dalin me detaje shtesë në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Kosovës në basketboll, Trepça, nuk kanë të ndalur:…