Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Nëna me vajzën vetëflijohen, vajza tjetër përfundon në spital

03 korrik 2020 | 00:23

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë sot pasdite. Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç, sipas raportimeve të para janë gjetur pa shenja jete në banesë.

Dyshohet se ato janë vetëflijuar, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, pasi ka raportime qe mund të kete patur edhe rrjedhje gazi.

Drama bëhet edhe më e madhe kur mësohet se edhe vajza tjetër, Blerta Josifi, ka mbërritur në spital në gjendje kome.

Raportohet se policia është njoftuar nga daja i vajzave, pasi nuk i hapnin derën e banesës.

Saktësisht, ngjarja ka ndodhur në Kombinat afër shkollës “Myslim Keta”.

Identifikohen nënë e bijë

Gazeta Mapo mëson, se nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Kombinat këtë pasdite. Ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nga dyshimet e para raportohet se viktimat janë vetëflijuar, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Ishte daja i vajzave i cili ka njoftuar policinë se e motra (Zhaneta Josifi, nëna e vajzave) nuk po i hapte derën e banesës dhe nuk i përgjigjej në telefon.

E mbetura gjallë, Blerta Josifi mund të hedhë dritë mbi vdekjen e nënës dhe së motrës.

Flasin fqinjët

Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kombinat sot pasdite, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kome në spital.

Banorë të zonës, thanë për Gazetën Mapo se viktimat ishin dëshmitare të Jehovait, ndërsa mësohet se babai iu kishte vdekur më herët. Nga dyshimet e para raportohet se viktimat janë vetëflijuar, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

“Ishin dëshmitarë të Jehovait, praktikonin nga këto gjërat, rrinin pa ngrënë. Babai u kishte vdekur më herët. Jetonin të vetme. Jemi të tmerruar, shumë e rëndë”-tha një banore për Gazetën Mapo.

Ishte daja i vajzave, i cili ka njoftuar policinë se familjarët nuk po i hapnin derën e banesës dhe nuk i përgjigjeshin as në telefon.

Mësohet se trupat e zjarrfikëses kanë hyrë në banesë nga dritarja e tualetit, ku më pas konstatuan trupat e pajetë.

Predikonin veprime ekstreme, detaje nga vdekja e nënë e bijë në Kombinat

Gazeta Mapo ka zbuluar të tjera detaje nga vdekja e mistershme nënë e bijë në Kombinat. Mësohet se Zhaneta dhe Anisa Josifi ka rreth një javë që kishin ndërruar jetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta, mësohet se është në gjendje kome në spital.

Raportohet se tre personat në fjalë, nuk hanin ushqim, ndërsa predikonin veprime ekstreme.

Burime për mediat raportojnë se babai i vajzave ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Banorë të zonës, të tmerruar thanë se viktimat ishin dëshmitare të sektit të ‘Jehovait’.

“Ishin dëshmitarë të Jehovait, praktikonin nga këto gjërat, rrinin pa ngrënë. Babai u kishte vdekur më herët. Jetonin të vetme. Jemi të tmerruar, shumë e rëndë”-tha një banore.

Çfarë thotë Policia?

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja Vildane Zeneli ka filluar të ngjallet në rrjetet sociale…