Ngjarje tragjike në Elbasan, i moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

23 qershor 2026 | 13:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit, Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë të rëndë në familje.

Sipas policisë, Gani Danga dyshohet se, për motive të dobëta, ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën.

Gruaja është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Top Channel”, Danga dyshohet se e kishte dhunuar bashkëshorten e tij prej kohësh, ndërsa ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje.

Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për “Këpucën e Artë” në Kampionatin Botëror po vazhdon…