Ngjarjet e rënda ditët e fundit, Rama thirrje për konfiskimin e armëve

12 gusht 2025 | 11:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend, ku ka pasur disa të vrarë por edhe viktima si pasojë e aksidenteve rrugore.

Rama ka deklaruar se ajo çfarë e bën gjendjen shqetësuese është fakti se qytetarët s’kanë një qeveri ‘‘funksionale pas vetes’’ e cila merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre.

Postimi i plotë i tij në Fb:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës dhe të Republikës së Kosovës!
Ditët e fundit, vendi ynë është tronditur nga një varg incidentesh të dhunshme me humbje tragjike jetësh. Këto nuk janë thjesht numra. Janë fqinjët tanë, miqtë tanë, anëtarët e familjeve tona. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë si shoqëri, si institucione si shtet!
Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje. Populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.
Si Kryetar i Kryeqytetit, brenda kompetencave të mia ligjore dhe morale, i bëj thirrje Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisim menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme. Veprimi duhet të jetë i shpejtë, i ligjshëm dhe transparent.
Kjo nuk është thjesht një thirrje për veprim. Është një detyrë morale. Viktimat i nderojmë jo vetëm me fjalë, por me ndryshim real.
Faleminderit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka qenë subjekt i…