Ngjarjet kryesore sot në Kosovë

24 shkurt 2021 | 07:18

“Epoka e re” sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme në Kosovë.

10:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), bën prezantimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius)

10:00

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. Të pranishëm në ceremoni do të jenë Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti. (Objekti i MEA-së, kati IV)

10:15

Në Gjykatën e Apelit mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit)

11:00

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, mban aktivitet në solidarizim të viktimave nga Covid- 19 në ShBA. (Bulevardi Bill Clinton- Prishtinë)

11:00

Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri i është përgjigjur Donika Gërvallës e cila kishte…