Ngjarjet kryesore të ditës që do të mbahen në Kosovë

25 korrik 2020 | 08:43

Për sot janë paralajmëruar 8 ngjarje të cilat do të zhvillohen gjatë ditës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi merr pjesë në vendosjen e një laure në hekurudhë, në fshatin Grabovc-Fushë Kosovë, si dhe do t’i vizitojë punimet në hekurudhën që është duke u ndërtuar nga Fushë-Kosova deri në Han të Elezit. (Parkingu i ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:45)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton kompaninë “Eurometal”. (Babush i Ri – Komuna e Ferizajt, ora 10:00)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Ndërtesa e Ferronikelit – Drenas, ora 12:00)

Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Cagri Sakar dhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydın do të vizitojnë Qendrën e Artizanaleve të Prizrenit, ku është bërë hapja e kurseve artizanale në pesë fusha të ndryshme. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Qendra e Artizanaleve në Prizren, ora 15:00)

Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bëjnë zbulimin e pllakës së dëshmorit Shkelzen Krasniqi nga fshati Hoçë e Vogël. (Ora 13:00)

Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bëjnë zbulimin e pllakës së dëshmorit Jah Hoti nga fshati Ratkoc. (Ora 15:00)

Mbahet solo koncerti “Home Neverland” i pianistit Robert Bisha për një audiencë të limituar. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:30)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e…