Ngordh qeni më i shëmtuar në Britani të Madhe

26 mars 2019 | 16:51

Pronari i një qeni, i cili është vlerësuar si më i shëmtuari në Britani të madhe, ka njoftuar se kafsha e tij ka ngordhur në moshën 16 vjeçare. Ky qen vuante nga katarakti dhe nuk kishte dhëmbë.

Qeni i quajtur “Chase”, i cili ishte racë e përzier kineze, e kishte zënë vendin e tretë në garën për qentë më të shëmtuar në vitin 2017 në Kaliforni.

Pronari i qenit, Storm Shayler, tha se ai ngordhi për shkak të inflamacionit të pankreasit.

“Ai nuk e humbi energjinë as në ditët e fundit. Ai ishte një qen i vogël me personalitetin më të madh dhe vërtet ishte i veçantë”, tha pronari.

Shayler tha se nuk kishte besuar asnjëherë se qeni i tij do të fitonte çmim në garën ku mori pjesë. Ky qen e fitoi vendin e tretë si qeni më i shëmtuar për shkak të kataraktit në sy dhe ecjes së çuditshme.

“Ai e merrte tërë vëmendjen si një yll i vogël dhe i pëlqente ta tregonte veten. Atij i pëlqente të më bënte të endem dhe i donte ledhatimet”, shtoi Shayler.

Pronari i qenit tha se asnjë kafshë tjetër nuk mund ta zërë vendin e tij, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti televiziv australian ‘Sport Optus’, ka publikuar dokumentarin e plotë…