Ngritën çmimet e prodhimit në Kosovë

08 dhjetor 2019 | 13:24

Çmimet e prodhimit në Kosovë janë ngritur në një mesatare prej 0.6 për qind në mes të tremujorit të tretë të vitit 2018 dhe tremujorit të tretë të vitit 2019.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen të përpunimi i produkteve ushqimore 4.3 për qind, prodhimi i mobileve 3.7 për qind, prodhimi i produkteve minerale jometalike 2.7 për qind, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 1.3 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 0.3 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë me dije se ngritja e çmimeve është neutralizuar me rënien e çmimeve të nxjerrja e xehes së metalit -9.0 për qind, prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove -4.4 për qind, prodhimi i metaleve -4.0 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara thurëse -3.4 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike -3.0 për qind, prodhimi produkteve kimike -2.3 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -1.5 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.2 për qind, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës -1.0 për qind, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -0.7 për qind dhe xeheroret dhe guroret tjera -0.6 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi e ka shënuar…