Ngritet kallëzim penal ndaj Agim Bahtirit

30 mars 2020 | 19:14

Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit.

Bahtiri sot është intervistuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Kryetari i Mitrovicës, gjatë ditës së sotme ka kërkuar falje nëse dikush e ka kuptuar deklarimin e tij si thirrje vëllavrasje. “ Sot, unë vetëm kam shprehur brengën dhe mendimin se humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit me veprimet e tyre po duan që vendin ta drejtojnë në revoltë, për të cilën të gjithë ne jemi kundër. Nëse dikush e ka kuptuar deklarimin tim si thirrje për vëllavrasje, unë i kërkoj falje “, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka…