Ngritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

15 janar 2026 | 21:28

Edhe pak muaj pritet të ngrihet aktakuza për një nga masakrat më të mëdha në vend, atë ndaj familjes Jashari.

Prokurori Special dhe udhëheqësi i Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ilir Morina, e ka konfirmuar këtë për RTK-në.

“Me aq sa jam në dijeni për punën që po bën prokurori i rastit, shumë shpejt, është çështje muajsh. Do të mundohemi që sa më shpejt të paraqesim një rast në gjykatë”, nënvizoi ai.

Morina u shpreh në RTK Prime se puna në këtë çështje është avancuar.

“Ne jemi duke punuar në të gjitha masakrat më të mëdha që janë identifikuar deri më tani, duke përfshirë edhe atë ndaj familjes Jashari. Kemi avancuar hetimet në disa raste, përfshirë burgun e Dubravës, Krushën e Vogël dhe masakra të tjera”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara e kanë sekuestruar edhe anijen e gjashtë…