Ngritja e çmimeve, Qorrolli: Koha për spekulantët e tregut, shteti duhet të ndërhyjë

10 mars 2022 | 12:52

Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka reaguar për ngritjen enorme të çmimeve në Kosovë.

Ai ka thënë se ka ardhur koha e spekulantëve të tregut, të cilët janë duke përfituar në kurriz të qytetarëve.

Më tutje, ai ka kërkuar që shteti të ndërhyjë urgjentisht pasi sipas tij ngritja e çmimeve nuk ka lidhje me ekonominë e lirë të tregut.

“Koha për spekulantët e tregut dhe përfituesit e tragjedisë njerëzore: Litri i vajit ushqimor në Kosovë nga 0.80 euro në 3.49 euro. Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht sepse kjo s’ka lidhje me asnjë princip te ekonomisë së lirë të tregut-ku ai është spektator.  Kjo është një nekrofili tyxharësh ‘par excellance’”, ka shkruar Qorrolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka bërë me dije se…