Nico Williams e pret Real Madridin
18 dhjetor 2025
| 13:27
Nico Williams është i vendosur të largohet nga Athletic Bilbao në fund të sezonit dhe synimi i tij kryesor mbetet Real Madrid.
Pavarësisht interesimit të fortë nga disa klube të Premier League, veçanërisht Arsenali, anësori spanjoll ka zgjedhur të presë ofertën nga “Los Blancos”.
Real Madrid po monitoron situatën në treg dhe Nico shihet si një opsion serioz për të ardhmen, sidomos në rast ndryshimesh në repartin ofensivë. Deri atëherë, lojtari mbetet i fokusuar te Bilbao, duke pritur thirrjen që mund të ndryshojë karrierën e tij.



