Nico Williams kërkohet nga kampionët e Evropës
17 shkurt 2026
| 13:40
Luis Enrique i ka kërkuar drejtuesve të Paris Saint-Germain transferimin e Nico Williams gjatë merkatos së verës.
Trajneri spanjoll synon të përforcojë repartin ofensiv, sidomos në rast largimesh të mundshme të emrave si Ousmane Dembélé apo Bradley Barcola.
Williams, që aktivizohet te Athletic Club, shihet si profili ideal për skemën e tij falë shpejtësisë dhe depërtimeve në krah.
Klauzola e lirimit të 23-vjeçarit kap shifrën e 100 milionë eurove, ndërsa PSG po shqyrton mundësitë financiare për ta realizuar operacionin. Lojtari ka zhvilluar 26 ndeshje këtë sezon, duke kontribuar me 4 gola dhe 6 asistime.



