Nicolas Sarkozy kërcënohet në burg, do mbrohet nga policia (VIDEO)

25 tetor 2025 | 16:33

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të ketë dy oficerë policie të vendosur në qelitë ngjitur me të, ndërsa ndodhet në burg, për t’u siguruar që të mos i ndodhë asgjë e keqe. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm i Francës.

Sarkozy mbërriti në burgun La Santé në Paris të martën për të filluar një dënim pesëvjeçar, pasi u dënua për komplot për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia. Dënimi është konsideruar, një rënie tronditëse, për një njeri që drejtoi vendin midis viteve 2007 dhe 2012.

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentet kur ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy bëhet shënjestër e kërcënimeve nga bashkë-të-burgosurit e tij, pavarësisht masave të sigurisë të marra ndaj tij.

Në video dëgjohen të burgosur që i bërtasin, e fyejnë dhe e kërcënojnë Sarkozy-n, duke e thirrur me emër gjatë natës me qëllimin që të mos e lënë të flejë.

Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër, ku po ashtu dëgjoheshin kërcënime ndaj ish-presidentit.

Prokuroria e Parisit ka konfirmuar sekuestrimin e dy telefonave celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, i cili po hetohet nga policia franceze.

Do mbrohet nga policia

Të mërkurën, ministri i Brendshëm Laurent Nuñez tha për radion “Europe 1” se dy oficerë policie nga njësia e sigurisë që mbron ish-presidentët do të vendosen përgjithmonë në qelitë fqinje, gjatë gjithë kohës që Sarkozy ndodhet në burg.

“Ish-presidenti i republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Ekziston qartësisht një kërcënim kundër tij, dhe kjo mbrojtje po mbahet në fuqi ndërsa ai është në paraburgim”, tha Nuñez. Ai shtoi se oficerët do të qëndrojnë pranë Sarkozy-s “aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Sipas mediave franceze, oficerët do të jenë pjesë e një ekipi që do të punojë me turne brenda burgut.

Sarkozy do të mbahet në njësinë e izolimit të La Santé, ku të burgosurit mbahen në qeli të vetme dhe mbahen të ndarë gjatë ajrosjes, që do të thotë se ai nuk do të ketë kontakt me të burgosur të tjerë.

Reagimet

Sindikatat e rojeve të burgjeve protestuan kundër pranisë së policisë brenda burgut.

Nicolas Peyrin, nga sindikata CGT, tha se stafi i La Santé është plotësisht i aftë të garantojë sigurinë e të burgosurve dhe se policia nuk është e nevojshme. “Nuk ka asnjë vlerë masa konkrete”, tha ai për televizionin BFM.

Uilfried Fonck, kreu i një sindikate tjetër të rojeve të burgut, tha për radion RTL se në thelb, po ju thuhet se nuk dinë të bëjnë punën. “Në thelb po na thonë që ne nuk dimë të bëjmë punën tonë”.

Avokatët e Sarkozy-s kanë paraqitur një kërkesë për lirimin e tij të parakohshëm, në pritje të apelimit të dënimit, dhe thanë se prisnin që kjo kërkesë të shqyrtohej brenda rreth një muaji. Ata shprehën besimin se ai mund të lirohet me kusht, deri për Krishtlindje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi beson se Lëvizja Vetëvendosje ka deputetët e…