Nicole Kidman “harron” fëmijët

08 janar 14:43

Ceremonia e së dielës e Golden Globes nuk ka kaluar pa kritika për disa nga aktorët të cilët morën çmime.

Përveç aktores Blanca Blanco e cila “theu” kodin e veshjes së eventit, një tjetër aktore e cila mori kritika të shumta ishte Nicole Kidman.

Pasi fitoi çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në dramën “Big Little Lies”, Nicole mbajti edhe fjalimin e saj, fjalim i cili u kritikua nga fansat e saj.

Nicole ia dedikoi çmimin e marrë në ceremoninë e Golden Globes dy vajzave të saj të vogla, Sunny 9 vjeçe dhe Faith 7 vjeçe, ndërkohë që “harroi” të përmendte dy vajzat e saj të tjera, të cilat i ka adoptuar në kohën kur ishte e martuar me aktorin Tom Cruise.

Aktualisht Nicole Kidman është e martuar me Keith Urban, nga martesa me të cilin kanë ardhur në jetë edhe dy vajzat e saj të vogla.

Ndoshta mospërmendja e dy vajzave të saj të mëdha në fjalimin e Nicole në Golden Globe ishte “neglizhencë” nga ana e saj, por një veprim i tillë ka ndodhur edhe në fjalimin e saj në EMMY-s. (TCh)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e sektorit industrial për metale dhe inxhinieri në Gjermani…