Nicole Scherzinger shkëlqen me bikini të bardha në fotografitë nga Filipinet
Nicole Scherzinger ka ndezur Instagramin me një seri fotografish nga pushimet e saj në Palawan, Filipine, ku shfaqej mahnitëse me bikini të vogla të bardha.
Këngëtarja 47-vjeçare tregoi trupin e tonifikuar dhe dekoltenë e saj të bollshme, ndërsa shijonte rrezet e diellit në plazh dhe meditonte pranë detit.
Në disa fotografi, ajo shfaqej gjithashtu me një kostum palestre blu, duke e kombinuar me elegancën dhe stilin e saj karakteristik, shkruan DailyMail.
Postimi vjen ndërkohë që Scherzinger do t’i bashkohet kastit të yjeve në filmin e ardhshëm të Rebel Wilson, Girl Group.
Filmi, i cili përqendrohet te një diva që përballet me pasojat e një turneu të ribashkimit, përfshin edhe ikonat e Spice Girls, All Saints dhe ish-shoqen e Nicole te Pussycat Dolls, Ashley Roberts.
Rebel e përshkroi projektin si “argëtues, plot shpirt dhe gati t’ju bëjë të këndoni dhe të kërceni jashtë kinemasë”.
Përveç fotografive nga Filipinet, Nicole ka folur edhe për incidentin e fundit në koncertin e saj në Royal Albert Hall.
Ajo ishte vonuar një orë për t’u ngjitur në skenë dhe ndonëse nuk kishte artist mbështetës, këngëtarja nuk dha shpjegime për publikun që kishte pritur.
Scherzinger tha se ishte e shkatërruar dhe e tmerruar nga situata, duke shtuar se ishte e befasuar që fansat qëndruan gjithë atë kohë. “Dua vetëm t’i falënderoj njerëzit, sepse në fund, të gjithë ishin ngritur në këmbë duke kërcyer me mua”, tha ajo.






