Nikaj: Nuk luftohet pandemia në vitin 2021 me metoda të vitit 2020

19 gusht 2021 | 20:13

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se nuk luftohet pandemia në vitin 2021 me metoda të vitit 2020.

“Mbyllja nuk eshte përgjigje. Përshpejtimi i vaksinimit është. Krejt çka ndegjuam nga Qeveria jane masa te 2020. Asnje urgjencë për përshpejtimin e vaksinimit. Pse nuk hapën qendrat e vaksinimit edhe të dielave? Pse nuk fillojne pikat mobile të vaksinimit? Vaksinim jo mbyllje është qasja e duhur”, ka shkruar Nikaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulije Qafleshi nga Prishtina, 57 vjeçe, është shtrirë në Klinikën…