Nikolla: Të rinjtë janë ndryshues në komunitetet e tyre

23 janar 2020 | 12:55

“Rinia për Kosovën” është një projekt i përbashkët 18 muajsh që angazhon të rinjtë që do të punojnë së bashku dhe të bëhen ndryshues në komunitetet e tyre”. Kështu tha sot emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), koordinatori i këtij projekti, Ferdinand Nikolla.

Nikolla ka deklaruar se ky projekt synon të ua hap dyert të rinjve. “Në kuadër të kësaj kemi një fushatë interesante që ju mundëson të rinjve të dëshmojnë angazhimin e tyre karshi bashkëmoshatarëve në lagje, në qytet, pjesa urbane apo rurale, e që ndikon në përmirësimin e të ardhmes së tyre”, u shpreh ai.

Ai ka deklaruar se projekti është simbolik por që ka qëllim të identifikojë liderët e tashëm dhe të ardhshëm të cilët kanë ndonjë  ide ose projekt interesant që duan të ndajnë me të tjerët .“Mënyra e aplikimit është shumë e thjesht, kjo është një kampanjë online. Të rinjtë bëjnë një fotografi në vendin ose projektin në të cilin ata janë duke u përfshirë, apo e bëjnë një video dy minuta ku ata e tregojnë kauzën në të cilën janë duke u angazhuar. Kriter tjetër për aplikim është mosha  prej 16 deri në 30 vjeç”, u shpreh ai./RTK

Mysafiri mëngjesit – Ferdinand Nikolla 23.01.2020

Mysafiri mëngjesit – Ferdinand Nikolla

Gepostet von RTK am Mittwoch, 22. Januar 2020

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka nënshkruar…